Policia ka vënë në pranga dy të rinjtë që vodhën nën kërcënimin e armës rreth 6 milionë lekë kabuj në minierën e Munellës në Pukë.
Në pranga janë vënë Florian Bunaj, 28 vjeç, si dhe Lek Marku, 20 vjeçar.
Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu dhe bashkëpunëtorin e të rinjve, një 35 vjeçar të identifikuar me inicialet B.M.
Njoftimi i sotëm i Policisë:
Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës.
Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.
Arrestohen 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë,
Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë,
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
Njoftimi i dy diitëve më parë i komisariatit të Policisë, Pukë
Më datë 11. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. C., dhe Xh. K., 41 e 40 vjeç, banues në Fushë Arrës, roje në minierën e Munellës, pasi më datë 10. 09. 2018, në orët e para të mëngjesit dy persona nën kërcënimin e armës kanë izoluar shtetasin D. C., duke i marrë telefonin, si dhe kanë vjedhur kabullin e energjisë elektrike, kurse Xh. K., duke qenë në një objekt pranë nuk e ka ndihmuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248 e 139 të Kodit Penal.