• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas/ Kush është Klement Çala ‘krahu i djathtë’ i Admir Muratajt. Arratisja nga burgu dhe lirimi i dyshimtë

by Java News
19/03/2020 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky që shihni në foton më poshtë është Klement Çala dhe është i akuzuari i 7-të si pjesë e bandës së grabitësve që vodhën paratë e bankës në rrugën e Rinasit, përkatësisht në Qafë Kashar më 9 shkurt.

Klement-ÇalaI riu nga Elbasani ishte një nga të shumëkërkuarit me kartelë të kuqe në Interpol, por liria e tij dhe vëllait të tij mori fund sot, pas arrestimit ne nje operacion me 300 forca policore.

Klement dhe Eldi Çala
Klement dhe Eldi Çala

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Klement Çalën me 25 vite burg më 14 nentor 2017, si një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë Eurove në rrugën e Rinasit.

“Panorama” ka mësuar se ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn te Bankës Kombëtare Greke në qendër te qytetit te Larises dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.

Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Arrestimi në Vlorë më 29 qershor 2015

Klement Çala u arrestua ne Vlore me dt 29 qershor 2015.  Në momentin e arrestimit, Çala ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targë, AA 447 KO.  Ai braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policisë,  te cilët kishin rrethuar vendin ku u be ndërhyrja.

Në momentin e kapjes ai iu prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

AKUZAT

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për:

Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve; grabitje me armë në bashkëpunim; vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare; vjedhje/grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur; tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim; etj.

admir-murat

Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “burgim të përjetshëm” për  veprat e mësipërme.

ARRATISJA NGA BURGU NE GREQI

Me date 22.03.2013, persona te panjohur qe kishin hipur ne nje makine tip VAN, i jane afruar territorit rrethues te burgut dhe, pasi jane diktuar nga policet e sherbimit te burgut, kane dale nga automjeti, duke mbajtur arme dhe bomba dore dhe me perdorimin e tyre kane qelluar kunder policeve dhe gardianeve te jashtem te burgut. Perleshja e armatosur ka zgjatur per rreth 30 minuta.

Gjate shkembimit te zjarrit, disa te burgosur te pavjonit C2 te burgut,  kryesisht me origjine shqiptare midis te cileve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala,  te cilet me pare kishin prere kangjellat e dritares, kane dale ne territorin e brendeshem te burgut, jane ngjitur ne tarrace duke perdorur shkalle te sajuara dhe te pershtatura dhe kane dale nga burgu duke kapercyer edhe rrethimin e jashtem.

Ka rezultuar se disa nga te burgosurit e arratisur jane larguar drejt godinave dhe te tjere jane larguar pasi kane hipur ne automjetin e tipit VAN. Automjeti me te cilin ata jane larguar, eshte gjetur me pas i djegur ne nje zone bujqesore dhe ka qezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013. Ne ngjarje kane mbetur te plagosur dy prej gardianeve te burgut dhe nje prej te burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rrezultat i plageve me arme zjarri.

Shtetasi Klement Çala nuk është kthyer me ne burgun ku vuante denimin dhe ndaj tyre, nga Gjykata e Shkalles se Pare Trikala, eshte nxjerre urdheri i arrestit  nr. 41/2013.

Nga materialet e derguara ka rezultuar se ne Greqi shtetasi Klement Çala ka qene ne ndjekje penale, si i dyshuar per kryerjen e disa vepra penale te parashikuara nga Kodi Penal grek dhe konkretisht; “Vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 238 e 25 i Kodit Penal, “Vjedhje me dhunë” të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë “Vjedhje me armë” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” të kryer në bashkëpunim, të “Organizatës kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ panorama

g.kosovari

Next Post
Lleshaj: IKMT ndryshon emrin, bashkëveprim i ngushtë me policinë

Arrestimi i vëllezërve Çala/ LLeshaj: Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In