Shqiptari 28-vjeçar i cili pak ditë më parë tentoi të grabiste një të moshuar në periferi të Athinës është lënë në burg, duke u përballur me akuzën e vjedhjes.
Përpara trupit gjykues, shqiptari ka thënë se ka qenë i droguar në momentin kur ka tentuar të kryejë vjedhjen, bashkë me një bashkëatdhetarin e tij.
“Unë kam qenë i droguar dhe nuk kujtoj asgjë nga incidenti. Kërkoj falje për atë që ndodhi. Unë dua të shkoj në një program kundër varësisë nga droga”, mësohet të ketë thënë i riu shqiptar.
Ndërkohë 88-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e plagosje dhe armëbajtje pa leje.
a.ç