• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabiti orën 35-mijë euro të Getoarit, jepet vendimi i gjykatës për adoleshenten

by A R
18/03/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Verën e kaluar, reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi, ra pre e një grabitjeje në apartamentin e tij në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, pasi një vajzë 17-vjeçare i vodhi orën 35 mijë euro. Direkt pas ngjarjes, vajza me inicialet D.K. u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u mësua se ishte e bija e pastrueses, që këngëtari kishte punësuar për t’u kujdesur për apartamentin.

17-vjeçarja shkoi në shtëpinë e tij së bashku me nënën e saj, dhe fshehurazi saj vodhi orën “Hublot”, që kushtonte 35 mijë euro. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur pas ndodhisë se grabitja u krye në momentin kur Getoar Salimi dhe e dashura e tij, Marina Vjollca, nuk ndodheshin në shtëpi.

Vajza me banim në Kamëz ia dha orën të dashurit të saj, Mërgim Lala, për ta fshehur në banesën e tij, por nuk vonoi shumë pasi ajo dhe i dashuri 20-vjeçar u arrestuan. Tashmë vetëm disa muaj pas ngjarjes, Gjykata e Tiranës ka përfunduar Gjykimin, duke e shpallur fajtore vajzën dhe të dashurin e saj. Sipas vendimit, Gjykata e ka shpallur fajtore vajzën me inicialet D.K. me 4 vjet e 6 muaj burg.

Dënimi i saj ka shkuar në 3 vjet burg, për shkak të uljes së një të tretës si rrjedhojë e gjykimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Me gjithë këtë dënim, ajo nuk do të vuajë dënim në qeli.

Në përfundim, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 5-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, e pandehura duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale. Gjatë hetimeve paraprake, si edhe gjatë gjykimit, ajo ka pranuar faktin e ndodhur duke shpjeguar mbi ngjarjen.

Gjykata ka deklaruar të fajshëm edhe të dashurin e saj, personi të cilit i ka dhuruar orën e Getoarit, pasi e ka vjedhur atë. Ai është shpallur fajtor për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, pasi, ndonëse kishte mësuar se ora ishte e vjedhur, nuk e ka denoncuar atë.

Djali është dënuar me 4 muaj burg, por përfundimisht gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi. Ai po ashtu do të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për një periudhë 18-mujore./Panorama/a.m.

Next Post
Mbyllja e furrave të gëlqeres në Krujë, banorët: Do i rihapim, nuk kemi mundësi punësimi

Mbyllja e furrave të gëlqeres në Krujë, banorët: Do i rihapim, nuk kemi mundësi punësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In