Policia italiane ka arrestuar shtetasin Bruno Pometi, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim. Ai tërhoqi para nga një bankë me një çek të falsifikuar , ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.
Pometi ishte në kërkim prej dy vitesh. Ai ishte shpallur fajtor në mungesë dhe u dënua me 7 vite burg për vjedhje banke.
Pometi ishte rezident në Itali, ndërsa u prangos këtë të hënë në një hotel të njohur në Ciocaria, një qytezë në provincën e Frosinones në Itali, ndërsa policia italiane ka njoftuar Interpol Tiranën për arrestimin e tij./a.m.