• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabiti lap-topin e motrës dhe e shiti, burg për 29-vjeçarin

by A R
13/06/2016 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e kryeqytetit ka dënuar me burg një të ri që ka vjedhur motrën e më pas laptopin e saj e ka shitur.

Në janar të këtij viti, një 29­-vjeçar në Tiranë ka marrë laptopin e motrave të tij, të cilin e ka shitur dhe paratë e fituara i ka shpenzuar brenda ditës duke luajtur bixhoz.

Ajo që nuk ka menduar ai ka qenë fakti se për këtë veprim tashmë duhet të vuajë një dënim me 8 muaj heqje lirie.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin në ngarkim të 29­vjeçarit Gentian D., duke e deklaruar atë të fajshëm për akuzën e “vjedhjes”.

Referuar vendimit të gjyqtarit Sokol Tona, procedimi penal ndaj të pandehurit ka nisur bazuar në një kallëzim të motrës së tij të bërë në 29 janar 2016 në Komisariatin e Policisë nr.4, në kryeqytet. Sipas kallëzueses, në këtë datë, rreth orëve të mesditës, i pandehuri është kthyer në banesë dhe ka marrë në duar një kompjuter laptop që ishte i dy motrave dhe po luante me të në korridorin e shtëpisë.

“Pas një kohe kallë­zuesja ka konstatuar se laptopi, të cilin motrat e mbanin në dhomën e gjumit nuk ndodhej aty. Mbi interesimin tek i vëllai në lidhje se ku ndodhej laptopi, kallëzuesja ka konstatuar se i pandehuri e ka marrë atë dhe duke e futur në një çantë, është larguar me vrap i ndjekur prej kallëzueses A.D., derisa ai ka hipur në një taksi dhe është larguar”, ka pohuar ajo në kallëzim.

Pas njoftimit të shërbimeve policore, është mundësuar të kapet dhe të arrestohet i pandehuri. Prej tij është mësuar se laptopin e markës “Dell” të vjedhur nga motrat e tij e ka shitur në treg kundrejt vlerës 10 mijë lekë, të cilat po atë ditë i ka shpenzuar duke luajtur bixhoz. Bazuar në thëniet e tij është mundësuar edhe gjetja dhe sekuestrimi i sendit të vjedhur, vjedhje e pranuar prej tij, i cili i është kthyer të dëmtuarës, shkruan gazeta ‘Panorama’.

Gjatë gjykimit është administruar edhe dëshmia e të pandehurit Gentian D. I pyetur në seancë gjyqë­ sore rreth ngjarjes së kallë­ zuar nga motra e tij, ai është shprehur i penduar, si edhe ka pohuar se një veprim të tillë e ka kryer nga kushtet e tij sociale dhe ekonomike.

Në vendim Gjykata ka çmuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit, i cili ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë, madje edhe i dënuar po për veprën penale të “vjedhjes”./a.m.

Next Post

Pse kryeprokurori refuzoi të hetojë Berishën për armatosjen?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com