• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitet Ndue Ulaj në Malësi të Madhe, hajdutët e armatosur i marrin 11,500 euro në shtëpi

by A R
24/09/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madh. Ka qenë ora 00:10 e mesnatës kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj, raporton Balkanweb.

Fillimisht ata janë prezantuar si policë por më pas kanë grabitur bizhu ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari ka patur në çantën e punës.

Grabitësit i kanë drejtuar armën djalit 12 vjeçar që ndodhej në kuzhinë ende zgjuar bashkë me motrën 9 vjeçare. Më pas janë futur në dhomën ku ndodhej Ndue Ulaj duke i drejtuar armën dhe duke e neutralizuar. Fillimisht i kanë kërkuar sendet e arit dhe ia ka dorëzuar dhe më pas i kanë marrë edhe një çantë që përveç dokumentacionit dhe telefonave ka patur edhe 11500 euro.

36-vjeçari ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë duke treguar se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80 vjeçare ndërsa thotë se fillimisht kanë thënë se janë policia dhe se kemi ardhur për kontroll por më pas kanë rezultuar grabitës. 36-vjeçari thotë se ka njoftuar policinë përmes një telefoni të komshinjve por sipas tij efektivët kanë ardhur me vonesë pas një ore nga momenti i njoftimit.

Ndue Ulaj tha se paratë i ka tërhequr nga një bankë në Shkodër nga kursimet disa vjeçare nga puna si taksist me idenë për të ndërtuar edhe katin e dytë të banesës dhe se ato para nuk janë të pista sepse është letra e bankës që vërteton tërheqjen e shumës prej 11500 euro para dy tre ditësh. 36-vjeçari i kërkon policisë, prokurorisë dhe kryeministrit zbardhjen e çështjes ndërsa u shpreh se tashmë do të gjejë një armë që ta mbajë me vete sepse do të mbrojë fëmijët dhe familjen e tij. 36-vjeçari shprehet se fëmijët dhe familja e tij janë tejet të stresuar nga ajo ngjarje e rëndë dhe kanë pësuar një traumë psikike duke e përjetuar aspak mirë.

Grabitësit kanë qenë vetëm me kapele të pamaskuar dhe pas grabitjes janë larguar jo nga rruga kryesore e fshatit por nga një rrugë tjetër dytësore teksa janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.

/a.r

Next Post
Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!

Aksioni i SPAK në Kadastrën e Vlorës / Ngjela: Kryeministra dhe ministra, atje i kanë provat e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In