• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitet banesa në Vaun e Dejës/ “Maskat” i drejtojnë armën pronarit, marrin miliona lekë

by
02/06/2021 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një shumë të konsiderueshme prej 5 milionë lekësh të vjetër në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, teksa grabitësit kanë marrë shumën prej 5 milionë lekësh të vjetër në banesën e shtetasit Pashk Meli. Grabitësit, teksa kanë qenë duke dalë pasi kanë marrë shumën e parave, për një moment i kanë drejtuar armën djalit të shtëpisë, Pashk Melit.

Grabitësit nuk kanë folur asnjë fjalë, por vetëm njëri prej tyre i ka drejtuar pistoletën të riut dhe janë larguar me shpejtësi. Më përpara tre personat e armatosur kanë marrë edhe serverin e kamerave të sigurisë të kësaj banese, duke u siguruar që të mos lënë asnjë gjurmë gjatë grabitjes. Pashk Meli së bashku me babain dhe nënën e moshuar ndodheshin brenda në shtëpi në momentin kur ka ndodhur grabitja.

Fillimisht ata nuk kanë dëgjuar asgjë, por pak përpara se të largohen e zonja e shtëpisë dhe djali i saj, Pashk Meli, kanë dëgjuar zhurmën dhe janë zgjuar, por i riu është përballur me armën e drejtuar dhe nuk ka mundur që të bëjë asnjë lloj reagimi. Shuma e parave prej 5 milionë lekësh të vjetër ndodhej në një arkë të madhe që kishte e zonja e shtëpisë.

Ajo paratë i kishte futur në arkën ku mbante edhe rrobat. Mesa duket autorët e grabitjes kanë pasur informacion të sigurt, pasi kanë shkuar direkt tek arka, duke e nxjerrë jashtë dhe duke marrë paratë brenda saj. Autorët sipas të zotëve të shtëpisë kanë hyrë në oborr dhe më pas përmes një dritareje pas shtëpisë janë futur brenda banesës. Pasi janë futur brenda, fillimisht dyshohet se janë ngjitur përmes shkallëve të brendshme të shtëpisë, duke marrë kamerat e sigurisë dhe më pas janë ulur poshtë, duke grabitur edhe shumë e parave prej 5 milionë lekë të vjetër, që ndodheshin brenda arkës me rroba.

Familja Meli ka bërë denoncim në postën e policisë në Barbullush, pjesë e policisë vendore të Shkodrës, duke treguar se çfarë ka ndodhur. Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete për zbulimin e grabitësve. Nga kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër shihet vetëm momenti i ardhjes me një mjet, por nuk dihet se nga kanë ikur, pasi kanë kryer grabitjen. Vjedhjet dhe grabitjet në Shkodër kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm në banesa, duke krijuar një lloj frike tek qytetarët.

/b.h

Next Post
“Më mbajti me armë në kokë për 72 orë”/ Ish-çifti përballet live, vlonjati nxirret nga studio pas reagimit agresiv

"Më mbajti me armë në kokë për 72 orë"/ Ish-çifti përballet live, vlonjati nxirret nga studio pas reagimit agresiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In