• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitësit tërheqin zvarrë dhe lidhin 60-vjeçaren në Paskuqan

by Java News
28/11/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 60-vjeçare ka kaluar momente tmerri nga disa grabitës që në mesnatë i hynë në dhomën e gjumit dhe pasi e lidhën e kërcënuan të tregonte se ku i kishte fshehur paratë.

Ngjarja ka ndodhur sipas burimeve në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë dhe sipas burimeve, grabitësit kanë pasur informacion që gruaja gjendej e vetme në banesë duke qenë se i shoqi ishte larguar në Greqi.

Por fakti që Z. S, e cila punon si pastruese ka qenë e dënuar për vjedhje me anë të mashtrimit, i ka bërë pak skeptikë agjentët e policisë për të kuptuar nëse ajo është duke dhënë apo jo një dëshmi të vërtetë. Sidoqoftë, në dhomën e gjumit ata përshkruajnë këqyrjet që realizuan ku dhe konstatuan rrëmujë dhe sirtarë të hapur.

Gruaja jeton e vetme në katin e tretë të një shtëpie private, ndërsa katin e dytë e ka dhënë me qira tek një çift. “Mbylla derën e jashtme dhe rashë për të fjetur, ndërkohë që dikush hipi mbi krevat dhe direkt më zuri gojën dhe duke më shtrënguar me dorë më tha të mos flisja fare e të mos bëja zhurmë. Njëkohësisht filloi të më hedhë ujë e të më godasë me një hekur në pjesë të ndryshme të trupit”.

Gruaja përshkruan më tej se personi i panjohur e paralajmëroi se do ta hidhte nga kati i fundit në rast se ajo bërtiste për ndihmë.

“Nxori një si tip rripi dhe më lidhi këmbët, nxori një çarçaf nga sirtarët dhe më lidhi duart dhe ndërkohë pashë se një tjetër po bënte roje në ballkon. Një i tretë kërkonte kasafortën. Ai që më rrihte mori telefonin dhe më urdhëroi duke më sharë hiqja kyçin, hiqja kodin. Pastaj më hapën çantën ku kisha lekët e dritave dhe prej aty morën 10 mijë lekë të reja’

Skenat e dhunës kanë vijuar për disa minuta teksa grabitësit sipas 60-vjeçares nuk po ja arrinin të gjenin sende të çmuara apo shuma parash. “Më tërhoqën zvarrë. Më nxorën në sallon, pastaj më thanë po kjo poshtë për komshien a ka florinj. Ju thashë po që të shpëtoja, dhe që kur të zbrisnin tek fqinja që jeton me qira të njoftoja policinë”.

Në rrëfimin e administruar në polici sipas burimeve pasi grabitësit e kishin lënë të lidhur, dhe çuditërisht nuk kishin zbritur në katin poshtë, ajo ishte zgjidhur dhe kishte kërkuar ndihmë dhe më pas ka shkuar në urgjencë për ndihmë mjekësore.

Gruaja i përshkruan të katër grabitësit të veshur me maska dhe doreza, ndërsa mbanin kapele, por sipas bindjes së 60 vjeçares ata duhet të jenë në moshë relativisht të re.

“Nga dialekti duket që ishin nga veriu” kaq është në gjendje të përshkruaj e moshuara para oficerëve të policisë që nga ana e tyre konstatojnë se Z.S, ju grabit telefoni, ora e shtrenjtë e nuses së djalit, një unazë floriri, byzylyk floriri i të birit dhe bizhuteri të tjera të shtrenjta. Pa harruar edhe lekët e energjisë elektrike që Z.S. i mbante në çantë për t’i paguar. Policia ka urdhëruar vendim për marrje e ADN në disa nga orenditë e prekura nga grabitësit dhe ekspertimin e disa njollave të gjakut të konstatuara në sallon, aty ku e moshuara është mbajtur e lidhur derisa ja ka dalë mbanë të zgjidhet vetë.

Policia thotë se çështja u regjistrua për grabitje me dhunë dhe se pavarësisht profilit të denoncueses, një varg provash të mbledhura në banesën e saj përfshi edhe frakturat krijojnë bindjen se ajo u dhunua dhe u grabit nga persona për të cilët ende nuk dihet asgjë.(SI)

Next Post
Angli/ Falas vitamina D për 2.5 milion njerëzit më të rrezikuar nga COVID

Angli/ Falas vitamina D për 2.5 milion njerëzit më të rrezikuar nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In