• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitësit e bankave/ “Kodi i heshtjes” mes Neim Avdulaj dhe Admir Murataj

by Java News
01/03/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse do të kapem nga policia, do ta duroj presionin e shtetit dhe emrin tënd nuk do ta nxjerr. Nëse ndodh kjo, ti ke punë me mua, jo me Fationin e Ditionin”. Kjo ishte garancia, që ish-komandoja Neim Avdylaj, i kishte dhënë të shumëkërkuarit Admir Murataj, që cilësohet si “truri” i grabitjes së bankave.

Por ndryshe nga mafia, ku “kodi i heshtjes” zbatohet me përpikmëri, Avdulaj e shkeli premtimin dhe i rrëfeu policisë, emrin e Admir Murataj, vetëm dhjetë orë pasi ishte arrestuar. Në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda thuhet se, Neim Avdulaj ka pranuar se ka patur rolin e informatorit në grupin e grabitjes, si dhe ka dhënë detaje për mënyrën sesi kanë vepruar për të goditur blindat që transportonin paratë e bankave drejt Aeroportit të Rinasit.

Në dëshminë e tij, ai ka rrëfyer edhe faktin se kishte hyrë garant te Admir Murataj, se do ta ruante sekretin nëse kapeshin, por nuk mundi ta mbajë premtimin. Mbase kjo për faktin se pak ditë më parë, miku i tij, Fation Xhyliu kishte folur për hetuesit, dhe kishte treguar me detaje gjithçka dinte rreth grabitjes së 3 dhjetorit 2015 dhe asaj të 9 shkurtit 2017.

Po si u njoh Avdulaj me Muratajn?
Ish-ushtari profesionist u ka shpjeguar hetuesve se fillimisht është njohur me Admir Çerpjan, pasi ky i fundit kishte një të afërm në ushtri, me të cilin kishte qenë ushtar në Afganistan. E përmes Çerpjas, ka rënë në kontakt me Muratajn, i cili jetonte në arrati, pasi disa vite më parë, bashkë me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë ishte arratisur nga burgu i Trikallasë ne Greqi.

Avdulaj ka shpjeguar më tej, se Murataj, pasi ka rënë dakord se do të kryente grabitjen, i ka vënë në dispozicion katër celularë, të thjeshtë, me gjithë kartat SIM, për të mbajtur kontakte me pjesëtarët e tjerë të grupit.

Ish-ushtari profesionist ka pranuar gjithashtu se është pikërisht ai që bëri të mundur lidhjen e Muratajt, me Dition Memlikën dhe Fation Xhyliun.

Më tej grupi ka punuar për muaj me radhë, secili me rolet që kishte marrë përsipër, për të bërë të mundur grabitjet e blindave, që transportonin para drejt Rinasit. Nga goditja e grupit, policia ka mundur të sekuestrojë një pjesë të parave të grabitura, që u gjetën të groposura në oborret e shtëpive të të dyshuarve, të vendosura në tenxhere me presion. BW

ma.me

Next Post
Berisha, Meta, Llalla, Gruevski dhe kori qesharak kundër Xhorxh Sorosit

Berisha, Meta, Llalla, Gruevski dhe kori qesharak kundër Xhorxh Sorosit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In