• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitësit e bankave, analizohen grupet kriminale të ngjashme me Rinasin

by Java News
19/04/2019 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 ditë nga grabitja e Rinasit, nga ku u rrëmbyen mbi 5 milionë euro, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka analizuar dhe ka bërë profilin e tre grupeve kriminale të cilat janë të specializuara në grabitjet e dhunshme. Por, me gjithë analizën, nuk ka asnjë të identifikuar përveç Admir Muratajt, i cili ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Duke u nisur nga mënyra se si u krye grabitja e fundit në aeroportin e Rinasit, prokurorët po përpiqen që të gjejnë ngjashmëri me episode të tjera vjedhjesh të dhunshme të kryera në Shqipëri vitet e fundit. Një ndër to është edhe grabitja e gati 1 milion eurove gjatë vitit 2016 brenda aeroportit, për të cilën vazhdon të jetë në kërkim Aleks Pepa dhe janë nën hetim edhe dy të tjerë.

Për mënyrën se si ka vepruar grupi i tij shikohet një ngjashmëri se si është ndjekur me përpikmëri largimi nga aeroporti me një stafetë mjetesh, ashtu siç ndodhi edhe së fundi në Rinas. Të dy grupet kanë përdorur disa makina e madje ishin po aq efikase në llogaritjen e kohës, thotë një burim.

Dyshimet e tjera janë për një grup tjetër në të cilin grabitësi i vrarë Admir Murataj kishte bashkëpunëtor edhe Klement Calën, edhe ky një i shumëkërkuar nga drejtësia që prej vitit 2013, ashtu sikundër ishte edhe Murataj. Klement Cala vazhdon të jetë i lirë dhe ka qenë nën hetim më herët si njëri nga autorët e grabitjes së dhunshme të 3.2 milionë eurove që po transportoheshin drejt Rinasit, një episod i cili kishte në grup edhe ish-komando.

Nën analizë është vendosur edhe banda e babagjyshëve, anëtarët e të cilit veprojnë dhunshëm, por që edhe pse shumë prej tyre janë me dënime të formës së prerë, të tjerë mendohet t’i jenë bashkuar Admir Muratajt, në atë që kriminalistët e quajnë rrjet kriminal, sa herë që anëtarë të grupeve të ndryshme, por jo aq të largëta me njëra-tjetrën, bashkohen për të kryer sulme si ai i fundit në Rinas.

Por, me gjithë dyshimet e forta, do të duhet të mblidhen prova bindëse. Megjithatë, prokurorëve nuk u ka shpëtuar pa analizuar edhe një e dhënë tjetër, sikurse është koha e ngjeshur brenda të cilës u krye grabitja, që rezulton të jetë kryer 15 ditë pasi gjykata kishte shpallur sekuestro të pasurive të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij. /tch

Next Post
Itali/ Me makinë e 6 çanta luksoze të vjedhura, arrestohet grabitësi shqiptar

Itali/ Me makinë e 6 çanta luksoze të vjedhura, arrestohet grabitësi shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com