• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitësi rrihet derisa i nxjerrin shpretkën jashtë funksioni…

by A R
25/12/2017 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 33-vjeçar është futur në telashe me drejtësinë, teksa është munduar të ndalë një hajdut.

Ai tashmë është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Bëhet fjalë për shtetasin L.E., i cili do të kryejë 2 vjet e tetë muaj burgim, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë më 16 tetor të këtij viti, i pandehuri e ka dhunuar aq keq hajdutin, sa atij i është dashur të heqë shpretkën në Spitalin Ushtarak.

Ka nisur më datën 2 mars 2017, rreth orës 11:00 në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë. Shtetasi E.N., që në këtë rast është viktima, është afruar në dyqanin e shtetases D.D., motra e të pandehurit. Ai ka marrë vjedhurazi nga dyqani pesë banane dhe më pas është larguar me shpejtësi drejt rrugës “Robert Shvarc”.

Të gjitha veprimet që ai ka kryer janë pikasur nga vëllai i shtetases D.D., i cili e ka ndjekur hajdutin nga pas. Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi L.E. e ka arritur hajdutin, ai ka nisur të debatojë me të verbalisht dhe më pas ky konflikt u kthye në fizik. Banorët e zonës kanë njoftuar Policinë. Shtetasi E.N. u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila përfundoi me heqjen e shpretkës për shkak të dëmtimeve të mëdha. Në këto kushte, Policia nisi procedimin penal të vëllait të shitëses, shtetasit L.E., i cili u akuzua për “plagosje të rëndë me dashje”.

DËSHMIA E SHITËSES

Në deklarimet e saj në Prokurori, shtetasja D.D. deklaroi se më datë 2 mars, rreth orës 11:00, në mjediset e dyqanit ku ajo punon, ka shkuar një shtetas, i cili ka vjedhur një tufë bananesh tek arka që ajo kishte nxjerrë jashtë dyqanit dhe është larguar menjëherë me shpejtësi për nga ura e zonës së “Kodrës së Diellit”. Vëllai i saj, i pandehuri L.E., e ka ndjekur nga pas dhe ata janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm fizik. Ajo ka deklaruar se ka qenë afër ngjarjes dhe se nuk ka pasur mundësi që t’i ndajë. D.D. ka deklaruar se pas ngjarjes është takuar me të vëllanë te dyqani, i cili i ka thënë se e kishte mbyllur “problemin”.

DËSHMIA E HAJDUTIT DHE TË PANDEHURIT

Shtetasi i dëmtuar, E.N., ka thënë në deklarimin e tij se më 2 mars ka qenë te “Komuna e Parisit” në një dyqan dhe ka marrë pa paguar 5 banane për t’i ngrënë. Ai është larguar nga dyqani, por pas disa metrash është ndaluar nga shtetasi L.E., i cili i kishte kërkuar llogari për veprimin që kishte kryer.

Ai ka deklaruar se është goditur me shqelma dhe grushte duke u rrëzuar më pas në tokë, ndërsa i pandehuri, në deklarimet e tij në Prokurori, ka thënë se kishte parë hajdutin t’i merrte pesë banane nga dyqani i motrës dhe vendosi ta ndiqte. Pasi e ka arritur, ai ka debatuar me personin në fjalë, por sipas tij është ofenduar dhe goditur prej tij.

Nga ky moment, i pandehuri ka deklaruar se është përleshur me hajdutin derisa ai është rrëzuar në tokë. Pas këtij momenti, L.E. është larguar nga aty. Me gjithë përpjekjet e L.E. për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale, Gjykata e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e kualifikuar si “plagosje e rëndë me dashje” dhe e ka dënuar në përfundim me 2 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurit do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme./panorama

Next Post
Gjuriç e tepron sërish: 58 për qind e Kosovës është e Serbisë

Gjuriç e tepron sërish: 58 për qind e Kosovës është e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

January 28, 2026
Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

January 28, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ismail Kadareja, shkrimtar i angazhuar komunist dhe mjeshtër i gjuhës

January 28, 2026
Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

January 28, 2026
Rekord negativ në Europë/ Eurostat: Të rinjtë shqiptarë vështirësi për të përballuar jetesën

“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

January 28, 2026
“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

January 28, 2026
Dorëheqja e Mark Markut/ Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

Kadare meriton një vend dinjitoz në hapësirën publike ashtu si në histori

January 28, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Shqipëria, partnere e besueshme”, Begaj pret ambasadorët e huaj, mesazh të veçantë edhe për Diasporën

January 28, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In