“Nuk kam asnjë informacion se ku mund të ndodhet Jetimiri. Se kam takuar që në muajin dhjetor”.
Kështu deklaroi Qerim Çerpja, kushëriri i parë i autorit të 6 të grabitjes së Rinasit, Jetmir Çerpja, (Admir Çerpja sipas policisë) i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Në një intervistë për ‘News24 dhe ‘BalkanWeb’ Çerepja thekon se nuk ka asnjë ndjeni për veprimtarinë e kushëririt të tij dhe se mund të ketë lidhje me grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të bankës BKT më 9 shkurt.
“Nuk kam dijeni për vendndodhjen e Jetmirit. Nuk di asgjë dhe skam asnjë informacion për veprimtarinë e tij”, mësohet të ketë thënë Qerim Çerpja./a.m.