• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabiten me armë 200 mijë euro, policia arreston viktimat: S’ka rëndësi a vjen vetë për deklarim

by A R
27/11/2025 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 5 nëntor 2025, një grup miqsh ishin në një lokal në zonën e Astirit, kur disa persona të maskuar dhe të armatosur i grabitën duke marrë 200 mijë euro. Viktimat kishin pirë dhe u shokuan nga ngjarja që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Grabitësit u larguan pa u kapur nga policia.

Sipas denoncuesit në emisionin “Stop” në Tv Klan, ditën e ngjarjes ai dhe miqtë u kthyen pranë lokalit ku kishte mbërritur policia për të dhënë deklaratë për gjithçka kishte ndodhur. Por ata u arrestuan për moskallëzim krimi, duke u lënë 72 orë në paraburgim përpara se të liroheshin me masën detyrim paraqitjeje. Qytetarit në fjalë i sekuestruan edhe telefonin ku kishte vizën angleze online. Ai humbi kështu punën në shtetin anglez, veç parave të grabitura.

Gjykata e Tiranës ka deklaruar se arrestimi ishte i ligjshëm dhe caktoi masën e sigurimit personal detyrim paraqitjeje për 6 persona. Raporti i policisë datë 6 nëntor 2025 konfirmon se viktimat u arrestuan për moskallëzim krimi, por qytetari argumenton se arrestimi nuk mund të konsiderohet në flagrancë pasi ata u paraqitën vullnetarisht për të dhënë deklaratë.

Nga biseda me oficerin e policisë rezulton se qytetari dhe shokët e tij u arrestuan vetëm pse u paraqitën, ndërkohë që në vendngjarje kishte qenë edhe një grup tjetër prej 13-14 personash, të cilët nuk u ndaluan

Qytetari: Unë kam ardhur për rastin tim që jam arrestuar. Më mban mend besoj?

Oficeri: Po, po e mbaj mend.

Qytetari: Jam arrestuar pa të drejtë sepse ju keni shkruar arrestim në flagrancë.

Oficeri: Po?

Qytetari: Ne kemi ardhur me Audi privat. I kujt është ai Audi i bardhë?

Oficeri: I imi është.

Qytetari: Me ty kemi ardhur?

Oficeri: Me mua ke ardhur.

Qytetari: Nuk është arrestim në flagrancë ai.

Oficeri: Pse?

Qytetari: Kemi ardhur për të deklaruar ne këtu. I arreston njerëzit me makinë private ti?

Oficeri: Ke ardhur tani për të më kërkuar…?

Qytetari: Llogari! Ju na keni futur në burg veç ne të dëmtuarve. Kanë qenë 13-14 persona në vendngjarje. Keni futur në burg veç ne që na kanë grabitur, asnjë tjetër.

Oficeri: Ne kemi futur në burg personat që kanë ardhur atë ditë atje.

Qytetari: Ne jemi paraqitur për të bërë kallëzim, na e the edhe ti “Do të vish të deklarosh”.

Oficeri: Të ka arrestuar tjetër oficer. E dyta…

Qytetari: Kemi hipur në makinë me ty.

Oficeri: Po, të kam marrë unë me makinë, po të them edhe një herë, me makinë të kam marrë unë. Unë jam punonjës policie. Të jam prezantuar si punonjës policie, me “badge” varur në qafë. Nuk ka pasur më makinë policie aq veta sa ishit. Kemi komunikuar me prokurorin atë natë dhe është vendosur që ju të arrestoheni. Arrestimin tim në flagrancë apo të oficerit tjetër që ka bërë arrestimin tënd.

Qytetari: Mua s’më ka arrestuar kush. Ti ke thënë “A do vini të deklaroni”. Kush më arrestoi? A erdha vetë aty?

Oficeri: S’ka rëndësi se vjen vetë, se të marrin me zor.

Qytetari: Ka rëndësi se keni thënë arrestim në flagrancë.

Oficeri: Unë të shpall edhe në kërkim, po s’erdhe ti.

Qytetari: Të më kishe kapur në shtëpi po, por unë kam ardhur vetë të deklaroj.

Oficeri: Nuk ka rëndësi po të them edhe njëherë.

Qytetari: Kam qenë viktima unë. Unë s’kam numër shqiptar, nuk kam si raportoj. Ata të tre s’kanë numra shqiptarë, s’kanë si raportojnë.

Oficeri: Është e vështirë të gjesh numrin e policisë?

Qytetari: Pak rëndësi ka. Unë e kam pasur automatikun në kokë, ka pasur kush ta tregojë krimin dhe na keni burgosur ne.

Oficeri: Ore, krimin keni detyrim ta tregoni të gjithë nga i pari te i fundit.

Eda Grimci, eksperte ligjore, shpjegon se viktimat kanë qenë në gjendje të traumatizuar, ndaj duhet të ishin lënë në gjendje të lirë pasi masa e arrestit nuk duhej të aplikohej ndaj tyre.

Next Post
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

"Ti ke shkruar për masakrën e Peshkpisë?"- Artan Hoxha zbulon shkaqet pse Greqia e shpalli non grata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

June 20, 2026
“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

June 20, 2026
Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

June 20, 2026
Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

June 20, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

June 20, 2026
Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

June 20, 2026
Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

June 20, 2026
Rriten dyshimet: A po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike?

Rriten dyshimet: A po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike?

June 20, 2026
Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

June 20, 2026
Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In