• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitën kambistin në Korçë/ Kapet një nga autorët. Ishte i dënuar dhe shkeli arrestin e shtëpisë

by Java News
07/12/2020 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr. 18, të qytetit ku i vodhën me dhunë, pronarit të një pike exchange 1.000.000 lekë.

Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili u kap nga Policia duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

I arrestuari mësohet se është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 05.12.2020, në lagjen nr. 18, të qytetit të Korçës, ku dy shtetas i vodhën me dhunë shtetasit A. R., 34 vjeç, një sasi prej 1.000.000 lekë, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit I. T., 31 vjeç, banues në Korçë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e veprave penale kundër rendit dhe sigurisë publike).

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga forcat e Policisë në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.05.2020, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes.

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

g.kosovari

Next Post
U skualifikua nga KED/ “Apeli” rikthen për herë të dytë në garë për “Kushtetuesen” Zhaklina Peton

U skualifikua nga KED/ “Apeli” rikthen për herë të dytë në garë për “Kushtetuesen” Zhaklina Peton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In