Grabitësi i VIP-ave arrestohet në Greqi. Bëhet fjalë për një 38-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është pjesë e një bande grabitësish të cilët godisnin shtëpitë e disa personave të famshëm rreth Athinës.
Personi në fjalë (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) mbante një kallashnikov të cilin ia drejtonte pronarëve të shtëpisë ndërkohë që anëtarët e tjerë të bandës vidhnin lekët dhe stolitë, raporton CNN grek.
Banda grabiste kryesisht shtëpitë e këngëtarëve dhe personave të tjerë publik dhe kishte dobësi për makinat “Porsche”, shkruan Syri.
Para katër muajsh, forcat e policisë arritën të arrestonin tre anëtarë të kësaj bande dhe të shtunën u arrit arrestimi i anëtarit të katërt. /b.d