• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

by A. Q
13/10/2026 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia katalanase ka shkatërruar një grup kriminal të dyshuar për vjedhje në banesat e futbollistëve dhe personave të njohur në Katalonjë, kryesisht Barcelonë.

Mes rasteve që u zbardhën nga hetimet janë edhe vjedhja në shtëpinë e lojtarit të Barcelonës, Joan García, si dhe përgatitjet për të sulmuar banesën e mbrojtësit francez Jules Kounde.

Operacioni u zhvillua më 1 tetor në qytetin Gava, ndërsa lajmi u bë publik më 12 tetor. Në pranga ranë dy burra, 58 dhe 42 vjeç, si dhe një grua 46-vjeçare. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dy burrat janë dërguar në burg, ndërsa gruaja është lënë e lirë pas procedurave gjyqësore.

Hetuesit i lidhin të dyshuarit me të paktën tetë vjedhje në zona të ndryshme të Katalonjës, që nga fillimi i vitit 2025. Grupi dyshohet se përzgjidhte banesa të personave me pasuri të konsiderueshme, i vëzhgonte paraprakisht dhe përdorte makina me qira për të lëvizur.

Një element vendimtar për hetimin u bënë kamerat e sigurisë në banesën e Joan Garcías. Vjedhja ndodhi më 10 janar, kur portieri ishte në Arabinë Saudite me Barcelonën për Superkupën e Spanjës. Përveç kësaj, policia zbuloi se të dyshuarit kishin vëzhguar edhe shtëpinë e Kounde, por plani për këtë grabitje nuk u realizua.

Të tre të arrestuarit kanë së bashku më shumë se 30 precedentë penalë, sipas mediave spanjolle. Megjithatë, hetimet vijojnë, pasi policia nuk përjashton lidhje të grupit me vjedhje të tjera jashtë Katalonjës.

Next Post
‘Xixa’ në Komision/ Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë, të shqetësuar! Metani: Këndvështrim personal, s’varet vetëm nga ne!

‘Xixa’ në Komision/ Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë, të shqetësuar! Metani: Këndvështrim personal, s’varet vetëm nga ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com