• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gra, mos iu bashkoni ISIS-it!

by Java News
17/10/2015 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E jashtëzakonshme historia e saj. “Mos bëni gabim të vini këtu. Nuk është vend për gra dhe fëmijë. Është vend i rrezikshëm“. Këto janë fjalët e Shuki Begum, nënë e 5 fëmijëve nga Mbretëria e Bashkuar, e cila mundi t’i shpëtonte “Shtetit Islam” (ISIS). Ajo kaloi 10 muaj nën regjimin e tij dhe 3 muaj si peng në burgjet e tyre. Shuki nuk shkoi për t’iu bashkuar kalifatit, por për të kthyer në shtëpi të shoqin, një ish i burgosur në Guantanamo, i cili i ishte bashkuar luftëtarëve të grupit “Shteti Islam”.

Aventura e saj nisi gushtin e vitit të kaluar, teksa ndodhej për pushime në Turqi e prej andej vendosi të shkonte të takonte të shoqin e ta kthente atë në shtëpi për fëmijët. Stacioni i parë ishte qyteti i Rakas. E bashkuan me një duzinë familjesh të tjera që prisnin të bashkoheshin atje. Për t’i bërë për vete, ata që i bashkohen “Shtetit Islam”, janë përdorur imazhe mbresëlënëse dhe joshëse për një jetë të bukur, por Shuki thotë se realiteti nuk ka lidhje me çfarë reklamohet.

“Atje gjen qindra familje që jetojnë në një gropë dhe ndajnë mes tyre dy tualete dhe dy kuzhina. Kudo ndesh fëmijë që qajnë, foshnje të sëmura. Në atë ambient mbizotëron një mentalitet gangsterësh ndër femrat e vetmuara. Flitet vetëm për dhunë, për luftën”, tregon Shuki.

Më vonë arriti të bashkohej me të shoqin, por nuk e bindi dot të kthehej në shtëpi, ndërsa peripecitë e saj nuk kishin përfunduar: “Na mbajtën në një bodrum për 86 ditë. Ishte shumë e vështirë për mua dhe fëmijët e mi. U kërkova që të mund të kontaktoja me familjen time, por nuk më lanë”.

Qëllimi i Shukit ishte të qëndronte atje vetëm për një muaj, por tani, e gjendur në mes të rrugëve pa para dhe pa një pasaportë, ndihet si në çark. E vetmja shpresë është të bashkohet me ushtrinë e klandestinëve. Ajo ka vendosur ta ndajë historinë e saj me të tjerët për t’i bërë thirrje të mos bëjnë atë që bëri ajo.

“Dua t’i bëj një thirrje të gjitha femrave që ndoshta po e mendojnë t’i bashkohen ISIS-it, që të mos e bëjnë. Këtu nuk mund të keni autonomi personale, as mos t’ju shkojë ndër mend. Nuk mund të vini këtu dhe të ikni kur të doni. Kjo gjë është e pamundur”, thotë Shuki, në një shkrim për kthyer nga “Zëri”.

Next Post

Donald Trump dhe “El Chapo” yjet e Halloweenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “De facto” në Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro të dyshuara si produkt i trafikut të drogës

Operacioni “De facto” në Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro të dyshuara si produkt i trafikut të drogës

July 14, 2026
“Është koha të hapë krahun”, ish-kandidatja e PD i bën thirrje Nokës të tërhiqet

“Është koha të hapë krahun”, ish-kandidatja e PD i bën thirrje Nokës të tërhiqet

July 14, 2026
Gjermania nuk pret Evropën, shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Gjermania nuk pret Evropën, shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

July 14, 2026
Ekuipazhi i Shenzhou-23 i Kinës teston pajisje të re matëse

Ekuipazhi i Shenzhou-23 i Kinës teston pajisje të re matëse

July 14, 2026
Tregtia e jashtme e Kinës shënon rritje të fortë në gjysmën e parë të vitit 2026

Tregtia e jashtme e Kinës shënon rritje të fortë në gjysmën e parë të vitit 2026

July 14, 2026
“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

July 14, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Nëna shpërthen ndaj djalit të Maduro-s mes rrënojave: Nuk humba një kuzhinë, humba vajzën!

July 14, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Deklarata për spastrimin etnik në Kosovë / PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

July 14, 2026
Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa

July 14, 2026
Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

Trump kërkon pagesë nga anijet tregtare në Hormuz, Britania: Mund të prishë tregtinë globale

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In