• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gozhdimi i padrejtë i një deputeti që shtroi një pyetje të drejtë

by Enver Robelli
25/01/2019 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A është normale që në çdo televizion e radio në Kosovë e Shqipëri gjatë pothuaj 24 orëve mund të dëgjosh «muzikë» me tekste vulgare dhe me gjuhë lavdëruese për lëndët narkotike dhe konsumuesit e tyre? Jo. Nuk është. Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli nxiti një debat të rëndësishëm, andaj kritikat ndaj tij janë të pavenda. Nuk i thuren orë e çast himne kokainës as në mediat e Europës Perëndimore, siç tregojnë shembujt nga Amerika dhe Gjermania. Sidomos televizionet (veçanërisht ato publike dhe me frekuenca nacionale) kanë edhe mision edukativ.

Nga Enver Robelli

Në Kosovë nuk duhet të ketë censurë. Nuk duhet të censurohet shtypi, nuk duhet të censurohen gazetarët, nuk duhet të ketë tema tabu, nuk duhet të ketë politikanë që nuk guxojnë të diskutojnë hapur për çështje të ndryshme, nuk duhet të ketë kufizime në të shprehurit e artistëve. Kosova synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Ndonëse kjo tani për tani duket utopi, besimi se një ditë edhe Kosova do të anëtarësohet në BE duhet të jetë lajtmotiv i shtetndërtimit.

Por, kjo assesi nuk domethënë se liria është e pakufizueshme. Para disa ditësh deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, mjek me profesion dhe gjithsesi shumë më i kualifikuar të flasë për deformimet që mund të shkaktojnë këngët e «repit vulgar» te fëmijët, u ankua se këngët e zhanrit «rep» shpesh përmbajnë fjalë tepër të rënda, të cilat të pafiltruara jehojnë në çdo dhomë ditë e çdo kuzhinë kosovare. Insistimi i tij për të censuruar promovimin e drogës nëpër këngët e reperëve kosovarë u interpretua si një kërkesë për kufizim të lirisë dhe jo vetëm aq. Në mediat sociale deputeti u gozhdua, u tall, u përqesh, u ironizua, u quajt njeri me ide të vjetra, i prapambetur etj.

Çdokush që u deklarua kundër idesë së deputetit, përfshirë edhe reperët shpeshherë të nivelit më të ulët kulturor e artistik, pasi të marrë frymë thellë, mund të pyes: A është normale që në çdo televizion e radio në Kosovë e Shqipëri gjatë pothuaj 24 orëve mund të dëgjosh «muzikë» me tekste vulgare dhe me gjuhë lavdëruese për lëndët narkotike dhe konsumuesit e tyre? Jo. Nuk është. Në opinionin shqiptar në Kosovë e Shqipëri çdo devijim arsyetohet me pseudoargumentin se «kështu bëjnë edhe në Europë». Nuk bëjnë. Nuk i thuren orë e çast himne kokainës as në mediat e Europës Perëndimore. Sidomos televizionet (veçanërisht ato publike dhe me frekuenca nacionale) kanë edhe mision edukativ.

Një shembull nga Amerika, të cilin para disa vitesh e ka botuar gazeta gjermane «Die Zeit»: Në dhjetor të vitit 1984 një grua amerikane shkoi me vajzën e saj 11-vjeçare në një dyqan disqesh dhe bleu Purple Rain të Prince. Nënë e bijë u kthyen në shtëpi dhe dëgjuan këngën «Darling Nikki». Aty Prince këndon për Nikki: «Guess you could say she was a sex fiend / I met her in a hotel lobby / Masturbating with a magazine». E tronditur nga përmbajtja e tekstit nëna vendosi të ndërmarrte diçka. Vitin tjetër bashkë me gra të tjera themeloi «Parents’ Music Resource Center» (PMRC) me qëllim që industrinë e disqeve ta bind që të ndërmarrë diçka në paralajmërimin e blerësve. Në fund u vendos që çdo disku t’i ngjitet një etiketë: «Parental Advisory – Explicit Lyrics». Nëna e mllefosur quhet Tipper Gore, ajo është gruaja e ish-zëvendëspresidentit amerikan Al Gore, i cili është laureat i Çmimit Nobel për Paqe. Nëse Tipper Gore është grua e prapambetur, joprogresive, atëherë kjo etiketë mund t’i ngjitet edhe një deputeti kosovar, i cili nxit një debat të rëndësishëm, por ky debat në viset shqiptare shpejt degradon në sharje, linçime, shpifje, kërcënime, tallje me gjoja prapambeturinë kulturore etj.

Gjermania ka një zyrë për verifikimin e mediave që janë të rrezikshme për të rinjtë (Bundesprüfstelle für jugendgefährdende Medien). Kjo zyrë verifikon filmat, televizionin e radion, disqet, internetin, shtypin. Haxhi Avdyli nuk bëri kurrfarë mëkati me propozimin e tij. Nuk domethënë që ai propozim një më një futet në ligj. Mjafton që propozimi të merret si kontribut për debat shoqëror. Nga ky debat mund të rezultojë diçka produktive dhe e mirë për shoqërinë dhe sidomos të rinjtë. Por, parakusht për këtë është që debati të mos kalojë në nivel të histerisë dhe diskualifikimeve.

Next Post
Dyshimet për korrupsion, Krimet e Rënda do të rihetojnë ARMO-n

Kërkime për naftë në Tepelenë/ Kryebashkiaku Tërmet Peçi: Të sqarohen dëmet që shkaktohen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In