• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gota e birrës me Bregoviçin nxit polemika në Kosovë. Bashkia: Duam bashkëjetesën e popujve

by Java News
06/08/2021 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshtë thjeshtë një festë e birrës e cila organizohet për vit në qytetin e “serenatave” në Korçë, duke i dhënë një frymëmarrje tjetër këtij qyteti.

I kthyer tashmë në një destinacion turistik gati gjithë vitin, në këtë festë mblidhen nga gjithë vendi, nga hapësirat mbarë shqiptare të rajonit dhe turistë të shumtë. Dhe kudo ku ka një festë ka dhe këngëtarë.

Këtë vit është thirrur për të marrë pjesë krahas kengetarëve te tjere edhe këngëtari serbo-kroat Bregoviç, pjesëmarrje e cila ka ngritur sentimentin e “patriotëve” shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët akuzojnë deri dhe qeverinë për këtë akt të pashembullt sipas tyre.

Këngët e tij i lidhin me krimet krimet serbe të kryera nga makina ushtarake e Milosheviçit në Kosovë që mori fund 22 vite më parë, por që sa herë politika ëhstë në nevojë, organizohen zgjatimet e saj për të përdorur patriotizmin online si mjet për të kaluar këtë verë të nxehtë të mbushur me zjarre dhe me shtesa të mëdha të infektuarish me covid.

Anipse Kosova “merr frymë” ekonomikisht nga shkëmbimet me Serbinë, apo takohen kudo nëpër simpoziume ndërkombëtare, madje krerët dhe i ulin në tavolina dialogu, kur vjen puna që vjen dikush në Shqipëri me gjak serb, menjëherë sulmi është gati.

Kanë reaguar politikanë, biznesmenë, këngëtarë, emigrantë, një reagim që ngjan vërtetë me muhabetet pas gotës së katër të birrës. E kanë cilësuar një provokim për Kosovën.

Bashkia e Korçës ka sqaruar dhe nnjëherë se është një aktivitet që përpos të tjerave nxit dhe bashkëjetesën  mes popujve, për të cilën ka aq shumë nevojë ky vend.

Përgatitjet për festën e birrës, Bashkia e Korçës: Të ftuar artistë nga e gjithë bota. Bregoviç? Jemi për paqe e harmoni mes popujve

Përgatitjet për Festën e Birrës, festa verore përmasat e së cilës tashmë e tejkalojnë Shqipërinë, po shkojnë drejt fundit. Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, që është organizatorja e kësaj feste të përvitshme, Benila Terova thotë në një intervistë për Neës24, se festa e Birrës këtë verë do të zhvillohet në dy pole të qytetit, në sheshin e pazarit dhe tek terminali i ri i autobusëve ku do të marrin pjesë mbi 10 lloje birrash.

“Festa e Birrës do të jetë në dy pole. Festa do të bëhet në terminalin e autobusëve dhe sheshin e pazarit të Korçës, me diversitet të llojit të muzikës, këngëtarë dhe llojit të birrës që marrin pjesë. Janë mbi 10 lloje birrash që marrin pjesë në këtë festë”, tha Terova.

Ky vit shënon 15-vjetorin e festës së Birrës, e cila mbledh në Korçë vizitorë shqiptarë e të huaj. Festa do zgjasë 5 net, nga data 18 deri në 22 gusht, ditë gjatë të cilave do të zhvillohen 10 koncerte. Në spektaklet e organizuara do të marrin pjesë këngëtarë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe këngëtarë të huaj.

“Në 5 net, nga 18 deri në 22 do organizohen 10 koncerte, 2 koncerte në ditë. Do kemi emrat më të njohur muzikës shqiptare dhe Kosovës dhe Maqedonisë. Do kemi një bandë muzikantësh nga Greqia, Brazili. Gjeografinë e këngëtarëve e kemi pasur shumë të gjerë në të gjitha festat e birrës. Festa e birrës nga një festë lokale është kthyer në një festë e të gjithë shqiptarëve në një festë e të gjithë hapësirës mbarëshqiptare, festë ballkanike. Synimi është që të kthejmë festën e birrës në një festë ndërkombëtare”, u shpreh Terova.

Në natën finale të festës së birrës do të përformojë edhe këngëtari serbo-boshnjak i njohur ndërkombëtarisht, Goran Bregovic, ftesa për të cilin nga bashkia e Korçës ka ngjallur polemika të shumta në rrjete sociale. Nënkryetarja e bashkisë Korçë thotë se ky institucion refuzon të përfshihet në një debat që tenton të politizojë festën e birrës. Ajo thotë se qëllimi është ndërkombëtarizimi i festës, ku t’i këndohet paqes e harmonisë, për t’i lidhur dhe jo për t’i ndarë popujt.

“Për sa i takon debatit, bashkia e Korçës refuzon të përfshihet në një debat që tenton të politizojë festën e birrës. Festa e birrës është një festë masive e të gjithë shqiptarëve e cila synon respektimin e promovimin e diverstitetit kulturor etnik të popujve të Ballkanit. Festa i këndon paqes harmonisë që lidhin dhe jo ndajnë popujt. Vlerësimin për këngëtarin nuk mund ta bëjmë ne. Se kush është Bregoviç, mjafton të klikosh, vlerësimi profesional nuk i takon bashkisë Korçë”, shprehet ajo.

Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë, bashkia e Korçës thotë se këtë vit pjesëmarrja në festën e Birrës do të jetë më e lartë, nisur edhe nga shifrat e shërbimeve akomoduese në këtë qytet për datat kur do të zhvillohet ajo.

AKB e DHKT shprehin indinjatën për pjesëmarrjen e këngëtarit serb: Kush e solli Bregoviçin në Korçë?

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Bregovic në Festën e Birrës së Korçës e cila është aktivitet tradicional dhe si produkt është më e vjetër në trojet shqiptare.

Më tej në reagimin e tyre thanë se Bashkia në Korçë, është përgjegjësi i vetëm për listën e të ftuarve dhe gjithë mbarëvajtjen e eventit, jo bizneset private të angazhuara për të sjellë produkte sa më cilësore për konsumatorët.

Postimi i plotë: Kush e solli Bregovicin në Korçë?

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë shpreh indinjatën e tyre lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Bregovic në Festën e Birrës së korçës e cila është aktivitet tradicional dhe si produkt është më e vjetër në trojet shqiptare.

Kush do që e lexon titullin do t’i përngjajë romanit të Ismail Kadares se Kush e solli Doruntinën e cila edhe sot e kësaj dite mbetet enigm për një realitet që promovon besën dhe traditën shqiptare.

Bizneset janë të interesuara që të promovojn produktet e tyre tek konsumatorët si e vetmja fuqi blerëse për rritjen e tyre por jo para këngëtarëve sepse ata janë konsumatorë të pakt të këtyre prodhimeve tona kombëtare.

AKB dhe DHKT kanë ndjekur me shumë vëmendje diskutimet e këtyre ditëve lidhur me organizimin e Festës së Birrës në qytetin e Korçës dhe sensibilitetet e krijuara, veçanërisht në Kosovë, mbi vendimin e organizatorëve që në aktivitetin e këtij viti të performojë edhe këngëtari Goran Bregovic. Nga ana jonë respektojm thellësisht të gjitha këto sensibilitete sepse reflektojnë në fakt trauma jo shumë të largëta historike me impakt të thellë në jetën e shqiptarëve këtu në Kosovë, por në asnjë rast nuk mund të pajtohem me tendencat që shfaqen aty këtu për të spekuluar mbi këto sensibilitete dhe për të hedhur hije mbi biznese të caktuara shqiptare të cilat janë pjesë e aktivitetit.

Nga ana jonë si përfaqësues të bizneseve ju sigurom këdo të interesuar se aktiviteti, i ngjashëm me aktivitetet që ne organizojmë në Prishtinë, është një mundësi e mrekullueshme për bizneset nga mbarë trojet shqiptare për të prezantuar produktet e tyre në një eveniment i cili po bëhet çdo vit më popullor dhe më tërheqës.

Është meritë e këtyre bizneseve dhe veçanërisht e Birra Korça, simbol i këtij qyteti, që ky aktivitet është kthyer në një festë të vërtetë, me impakt shumë të mirë ekonomik për të gjithë zonën. Birra Korça si produkt i shkëlqyer shqiptar është produkti kryesor i festës, por përkundër ndonjë spekulimi dashakeq nuk është organizator i eventit dhe nuk ka asnjë mundësi të vendosë lidhur me listën e të ftuarve që përformojnë në ditët e aktivitetit. Organizatori – Bashkia Korçë, është përgjegjësi i vetëm për listën e të ftuarve dhe gjithë mbarëvajtjen e eventit, jo bizneset private të angazhuara për të sjellë produkte sa më cilësore për konsumatorët, e ndaj çdo insinuatë në dëm të çdo biznesi është thjesht spekulative dhe me motive aspak dashamirëse.

Kush e solli Bregovicin në Korçë – Organizatori?

Tifozët Kuq e Zi kërkesë bashkisë së Korçës: Mos lejoni performancën e Bregoviç, në mënyrë që festivali të mos përfundoj ashtu si nuk duhet

Tifozat Kuq e Zi përmes një deklarate për shtyp i kanë kërkuar bashkisë së Korçës të mos e lejojë këngëtarin serb të këndojë në festën e birrës.

“Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile  në shumë qytete të Kosovës.

Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.

Kjo është thirrja e fundit!”, thuhet në njoftimin e Tifozëve Kuq e Zi.

Do hapte Festën e Birrës në Korçë, Capital T anulon ftesën: Nuk jemi dele

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Capital T, ka zbuluar pak më parë se është i ftuar që të hapë Festën e Birrës në Korçë. Por ai nuk do të marrë pjesë pasi e ka anuluar ftesën. Dhe shkak është bërë pikërisht ftesa që i është bërë edhe këngëtarit serb, Goran Bregoviç.

Capital T ka publikuar një video në “Instagram” ku tregon se nuk do të jetë pjesë e koncertit, e madje i bën thirrje Bashkisë së Korçës që të anulojë prezencën e këngëtarit serb në Shqipëri, për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur.

Gjithashtu reperi i njohuriu ka bërë thirrje edhe të tjerëve të bëjnë këtë gjë.

“FESTA E BIRRES NE KORÇE. Besoj se jemi mjaftueshëm artiste Shqiptare skemi nevoj per import @bashkiakorce / ? JU BEJ THIRRJE TE GJITH KOMUNITETIT ARTISTIK TE REAGOJN DHE TE GJITH POPULLIT TA BOJKTOJNE KETE EVENT SEPSE NE SJEMI DELE ?”, ka shkruar këngëtari./m.j

Next Post
Masa të reja/ Nuk do të lejohet hyrja në dasma, qendra tregtare e klube nate pa dozën e parë të vaksinës në Kosovë

Masa të reja/ Nuk do të lejohet hyrja në dasma, qendra tregtare e klube nate pa dozën e parë të vaksinës në Kosovë

Comments 1

  1. Gallapi says:
    5 years ago

    Mendoj, se bojkotimi i manifestimit “Ditët e birrës Korça” dhe i vetë kësaj birrë, do ta kishte efektin e duhur. Kam bindjen, se një veprim i tillë do t’i shtynte, si organizatorët e këtij manifestimi, ashtu dhe mujsharët në prapavijë, që t’ia vejnë gishtin kokës, dhe helbete do ta kuptonin peshën e gabimit kundër-shqiptarë, që kanë bërë, duke ftuar në festim këtë thundrak serbo-çetnik, dhe atë në cilësinë e “artistit” të madh!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In