• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Google Earth pretendon të ketë gjetur MH370, zhdukur në vitin 2014

by Java News
19/03/2018 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroplani i zhdukur me pasagjerë MH370, është gjurmuar në Google Earth dhe duket se pjesët e tij janë të shpuara nga plumbat, sipas një teorie të pabesueshme.Aeroplani me 239 udhëtarë ishte zhdukur në linjën e fluturimit Kuala Lumpur-Pekin, më 8 mars të vitit 2014, mbi Oqeanin Indian.

Më herët gjatë këtij viti, Malajzia është pajtuar të paguajë një kompani amerikane, Ocean Infinity, deri në 50 milionë funta për të gjetur aeroplanin e saj deri në muajin qershor.

Peter McMahon, inxhinier i mekanikës në Australi, i cili pohon të ketë punuar në hetimet lidhur me aksidentet ajrore për 25 vjet, insiston se ai ka gjetur aeroplanin, transmeton KosovaPress.

McMahon (64) ka përcjellë fotografimet e NASA-s dhe hartat e Google-s që nga zhdukja e aeroplanit dhe sipas tij aeroplani gjendet në Round Island, në veri të Mauriciusit, në Afrikë.

Ai beson se aeroplani ndodhet 10 milje larg ishullit, i pa hulumtuar nga hetuesit. Në një xhirim, duken si pjesë të aeroplanit që janë të dukshme mbi sipërfaqen e ujit.McMahon thotë se ai ka dërguar gjetjet e tij te Transporti dhe Zyra e Sigurisë australiane, e cila ka konfirmuar se mund të bëhet fjalë për aeroplanin e zhdukur.

McMahon pohon se katër amerikanë janë dërguar në Australia për të parë gjetjet e MH370.“Ata janë siguruar që i gjithë informacioni i pranuar të mbahet i fshehur nga publiku, madje edhe nga qeveria jonë, por pse?”, tha ai.

Sipas tij, autoritetet nuk dëshirojnë ta gjejnë aeroplanin, pasi është i mbushur me plot vrima plumbash dhe gjetjet vetëm sa do të hapin hetime tjera.

Ai pohon se ka gjetur kabinën e përparme të aeroplanit në jug të ishullit Rodrigues, po ashtu në afërsi të Mauriciusit.

Ghyslain Wattrelos, i cili ka humbur gruan dhe dy fëmijë në tragjedi, po ashtu beson se aeroplani është rrëzuar me armë zjarri.Ai beson se Vietnami, Malajzia dhe Tajlanda mund të kenë informacione të rëndësishme, pasi të gjitha ushtritë nga këto vende kanë parë aeroplanin dhe tash ato heshtin për arsye të panjohura.

“Pse e gjithë kjo heshtje? A ka diçka që nuk dëshirojnë të na tregojnë për këtë ngjarje?”, tha ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Pranga pakistanezit me leje qëndrimi në Shqipëri, transportonte refugjatë

Bandat e trafikut të emigrantëve, zbulohet polici që dekonspiroi operacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In