• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i OBSH në Tiranë: Shqipëria masa radikale të duhura. Respiratorët, shikoni tregun global

by Java News
20/03/2020 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raul Gonzales kreu OBSH në Tiranë në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu dhënë paraditen e kësaj të premteje, kalon në skaner situatën aktuale deri më sot të Covid-19 në Shqipëri. Masat që po shikojmë thotë Gonzales janë radikale që në fillim.

“Kjo është një gjë shumë e mirë. Nëse duhet ti forcojmë këto masa? Këtë për momentin nuk e dimë nëse ka edhe të tjera masa që mund të ndërmerren. Shqipëria e ka bërë këtë, në kohën e duhur dhe me shumë seriozitet. Fatkeqësisht nuk e kemi njohurinë e plotë për këtë virus për të parashikuar kohëzgjatjen e nevojshme të mbajtjes në fuqi të këtyre masave” deklaron ai. Ndërkohë i pyetur për nevojën e blerjes së respiratorëve, përfaqësuesi OBSH në Tiranë thotë: “Unë mendoj se opsioni më I mirë nuk do të jetë tregu europian por duhet të shkohet në tregun global. Ne e dimë se kërkesa në tregun europian është ekstremisht të lartë pas asaj që jemi duke parë në Itali ku numri të vdekurve është më i lartë se në Kinë sikurse edhe në Spanjë sëfundmi ku ka një kërkesë të madhe për pajisje mjekësore. E njëjta gjë në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Unionit Europian. Ka më shumë mundësi gjetje e këtyre pajisjeve nëse shikohet në tregun global” deklaroi Gonzales.

Muhamed Veliu: Zoti Gonzales si e shikoni situatën aktuale në Shqipëri nga Covid19?

Raul Gonzales: Në Shqipëri deri më tani kemi një numër të vogël dhe ky është një lajm I mirë. Shqipëria mora masat e duhura herët dhe në kohë. Kjo ka dëshmuar të jetë vendimtare në ngadalësimin e shpërndarjes të këtij infeksioni të ri. Nëse shikojmë atë që po ndodh në të tjera vende evropiane, mund të bëjmë krahasim dhe mund të shikojmë se shpërndarja e deritanishme e virusit është e limituar.

Muhamed Veliu: Ne shikojmë çdo ditë jo më shumë se katër raste pozitiv me këtë virus. Ky trend është tregues i një lajmi të mirë se virusi nuk po shpërndahet me shpejtësi apo se Shqipëria ka një nivel të ulët zbulueshmërie të rasteve pozitive?

Raul Gonzales: Nuk mendoj se është niveli i ulët i zbulueshmërisë së rasteve pozitive. Ne kemi atë që e quajmë indikatorë indirekt për të parë nëse jemi përballë zblueshmërisë së vogël apo të asaj të vërtetë. Indikatori më e mirë që mund të përdorim është numri atyre personave të shtruar në spital që janë nën monitorim intensive të mjekëve. Kjo po ndodh dhe nëse flasim me përqindje kemi 4 deri në 5 përqind të të infektuarve. Pra nëse kemi vetëm pak njerëz në mbikëqyrje intensive spitalore, kjo na tregon se numri real i rasteve po qëndron I ulët. Mund të themi se numrat që kemi deri më tani janë shifra real dhe shumë afër realitetit.

Muhamed Veliu: Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë përsërit vazhdimisht tre fjalë. Test, Test, Test. A po testohet mjaftueshëm në Shqipëri?

Raul Gonzales: Unë do t’i rekomandoja gjithsecilit ta dëgjojnë të gjithë fjalinë e thënë nga kreu OBSH katër ditë më parë. Po ai e thotë test, test, test, të rasteve të dyshuara. Pra të rasteve të dyshuara. Ne nuk jemi përballë mundësisë të shkojmë e të bëjmë një testim të përgjithshëm të popullsisë. Është e nevojshme një testim racional dhe secili shtet, duhet të analizojë situatën epidemiologjike duke marrë masat e duhura. Testimi në vetvete nuk shëron. Testi në vetvete nuk parandalon. Testi në vetvete na ndihmon të kuptojmë evulimin e epidemisë. Masat më e rëndësishme janë ato që ne po shikojmë në Shqipëri. Distancimi social. Dhe unë mund të them. Distancim social, Distancim social, Distancim social. Ky është I vetmi instrument që ne kemi I provuar që është efektiv përballë sëmundjes.

Muhamed Veliu: Cilat janë këshillimet më të fundit që ju keni dhënë për qeverinë Shqiptare?

Raul Gonzales: Ne po punojmë nga afër me qeverinë shqiptare e në veçanti me Ministrinë e Shëndetësisë. Këto masa që janë marrë dhe ne po i shikojmë janë këshilla më e mirë që ne japim. Këshilla jonë është se duhet të zbatohet në mënyrë ekstreme distancimi social dhe zbulimi, i hershëm kur kemi të bëjmë me raste të dyshuara me simptoma apo kur ka të dhëna se personi ka qenë në kontakt me të prekur dhe këtu me patjetër duhet të shkojmë për të testuar. Janë marrë disa masa të rëndësishme se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me shërbimin shëndetësor. Ne kemi mësuar se qeveria ka hapur një tender për blerje aspiratorësh që janë vendimtarë për shërbimin intensiv në spitale. Sikurse mbrojtja e personelit mjekësor duke siguruar një buxhet për të këtë e ofruar trajnimin e domosdoshëm për ata. Këto janë masat kryesore përfshi ngritjen e një call center për ti dhënë popullsisë të gjithë informacionin e nevojshëm në përballjen me këtë sëmundje. /tch/

Next Post
Pa votat e LDK-së, qeveria e Kosovës miraton heqjen e pjesshme të taksës me Serbinë

Pa votat e LDK-së, qeveria e Kosovës miraton heqjen e pjesshme të taksës me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë, u pasua nga një lumë marrëzish!

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë, u pasua nga një lumë marrëzish!

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

January 19, 2026
Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

January 19, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Letrës së Trump për Ramën i dha vlerë narrativa idiote e PD-së

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In