Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një vizitë në Katedralen Ortodokse për të uruar Pashkën.
Gonxhja u prit nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlutmturia e tij Joan.
Ministri Gonxhja u shpreh se “mesazhi paskal, “Krishti u Ngjall” mbizotëronte në atmosferën e gëzuar”.
“Në kënaqësinë dhe detyrën e përbashkët të bashkëpunimit për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, kisha e manastire që janë pjesë e identitetit tonë, ritheksova angazhimin e drejtpërdrejtë edhe në këtë ditë të bekuar”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën Ortodokse, e njohur edhe si Festa e Ringjalljes së Krishtit. Pashka është festa më e rëndësishme në traditën ortodokse dhe kremtohet me shumë rite fetare dhe zakonore. Kjo festë mbetet kryesisht një moment reflektimi dhe shprese, duke i dhënë kësaj feste një vend të veçantë në jetën e çdo besimtari por edhe të komunitetit.











