• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gonxhja: Po e ndjekim me vëmendje protestën për Zvërnecin!

by E B
06/06/2026 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot nga Pogradeci lidhur me protestat kundër projektit turistik në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se qeveria po i ndjek me vëmendje shqetësimet e ngritura nga protestuesit dhe se kërkohet një analizë e kujdesshme për të gjetur ekuilibrin mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

I pyetur në një prononcim për mediet lidhur me qëndrimin e tij ndaj kësaj proteste, Gonxhja tha se është i ndjeshëm ndaj situatës dhe se njeh personalisht një pjesë të mirë të protestuesve, të cilët i cilësoi si artistë, krijues, inovatorë dhe të rinj të angazhuar në jetën publike.

“Nuk është se nuk e ndjek apo nuk jam i ndjeshëm ndaj situatës. Ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që kjo është një çështje që kërkon vëmendje, analizë dhe reflektim të thellë nga të gjithë”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, protesta ka lindur fillimisht nga shqetësime mjedisore dhe për këtë arsye institucionet po mbledhin informacion dhe po verifikojnë të gjitha aspektet që lidhen me projektet turistike si në Zvërnec, ashtu edhe në raste të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.

Ai theksoi se qeveria respekton të drejtën e protestës dhe e konsideron atë një shprehje të lirisë demokratike në vend.

“Duhet ta ruajmë këtë forcë të demokracisë dhe të drejtën e fjalës së lirë. Jemi të gatshëm të marrim të gjitha masat për të adresuar çdo problematikë të ngritur nga protestuesit”, deklaroi Gonxhja.

I pyetur për faktin se një pjesë e parullave të protestës kanë karakter politik, ministri shmangu komentet, duke thënë se po përgjigjej në cilësinë e tij si ministër dhe jo si ish-aktivist politik.

Lidhur me balancën mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, ai u shpreh se bëhet fjalë për një proces të vështirë dhe delikat, veçanërisht në kushtet kur Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria duhet të hyjë në BE e fortë ekonomikisht. Ka vende që kanë ligje shumë të forta për mjedisin, por njëkohësisht kanë zhvillime turistike pranë apo edhe brenda zonave të mbrojtura, kur këto realizohen në përputhje me ligjin dhe interesin publik”, tha ai.

Gonxhja dënoi gjithashtu incidentin e ndodhur gjatë protestës së fundjavës, duke e cilësuar atë një ngjarje të papranueshme dhe duke kërkuar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

Në përfundim, ministri vlerësoi pjesën qytetare dhe rinore të protestës, duke theksuar se zëri i protestuesve po dëgjohet nga institucionet.

“Është një protestë që po e dëgjojmë dhe së cilës i kemi kushtuar vëmendjen e duhur”, përfundoi ai.

Next Post
Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës

Salianji kritikon projektin në zemër të Tiranës: Kush përfiton dhe pse hesht Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In