• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gonxhe: Bileta për transportin ndërqytetës nuk rritet, për urbanët e ka fjalën bashkia e Tiranës

by Java News
22/10/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në ABC përballë gazetares Jonida Shehu siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës për transportin ndërqytetës. “Të gjitha çmimet e transportit ndërqytetës nuk ka arsye të ketë prekje të çmimit për qytetarët” tha ai.

Por a do të ndodhë e njëjta gjë edhe për transportin urban? Gonxhe nuk dha siguri duke u shprehur se kjo është kompetencë e bashkive për të menaxhuar situatën për transportin brenda qytetit. “Për transportin urban nuk jam autoriteti që të them me garanci. Me siguri ata (bashkia) janë duke punuar me projektet e tyre” tha ai.

Shoqata e Transportit Nderqytetas ne Tirane njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës duke kërkuar indeksimin e çmimit të karburantit. Por Gonxhe shprehet se këtë problem duhet ta zgjidhë bashkia e Tiranës, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Transportit i kalon Tiranës, por edhe bashkive të tjera një pjesë të mirë të fondit që vjel nga taksat.

“Transporti ubran është juridiksion i bashkive dhe është një moment që ka të bëjë me autonominë e tyre, është tagër i tyre. Është shumë e vështirë të flas unë, pasi një bashki ndryshon nga tjetra.

Por të thoshim se ky problem mund të zgjidhet vetëm nga bashkitë nuk do të ishte e drejtë, natyrisht që shumë zgjidhje vijnë në një sinergji me qeverinë qendrore. Ne japim cdo vit 25% të gjithçkaje që mbledhim nga taksat e mjeteve, u shkon bashkive. Nuk është se vijmë nga askund, nga asnjë lloj mbështetje. Fondet më së pari duhet të ndikonin” tha ai.

E ndërsa u shpreh se do të ketë një rilicencim, Gonxhe e vendosi theksin te aksioni anti-informalitetit që nisi sot me ndihmën e policisë së shtetit.

“Kjo është një punë që vijon kontrolli nga Taks Forca, që krijohet provizorisht me etapa dhe periudha, kjo ka qenë në qershor 2019 është riformatuar, pasi kishte një nam shumë të keq. Kjo punon cdo ditë. Ministrja foli për një ndërhyrje shumë herë më të forcë me policinë e shtetit.

Nuk ka nota disfatiste në atë që po ndodh, ne duam që të ndihmojmë, që të bëhet më shumë dhe po mundohemi dhe nuk është se situata ka shkuar atje ku nuk mban më. Po të ecim krah për krah me bashkitë mendoj se nuk ka problem financiar ky sektor dhe ky që përballemi, problemi është cështje informaliteti, që duhet të jetë një nga prioritetet kryesore” tha ai.

Pas goditjes së informalitetit dhe fiskalizimit, ai paralajmëroi se çmimet e biletës do të ndryshojnë. “Janë me çmimet e vitit 2004 dhe çmimet duhen riparë. Ne po i përditësojmë. Cdo qeveri që vjen temën e çmimit të biletës e ka tabu, por vjen një moment që pas shumë vitesh tregu ka bërë të vetën. Është një fluks krejt tjetër, kërkojnë një përditësim të analizës dhe kostos” tha ai./m.j

Next Post
Rrëfimet e policëve nga ndalimet e automjeteve në kohë pandemie: Lëre se është shoku i shefit, janë fëmijë biznesmenësh!

Rrëfimet e policëve nga ndalimet e automjeteve në kohë pandemie: Lëre se është shoku i shefit, janë fëmijë biznesmenësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

November 13, 2026
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

November 13, 2026
Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

November 13, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Skenari i dhunshëm, tre ditët që shpëtuan vendin nga ‘grushti i shtetit’!

November 13, 2026
Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

Agjencia e Bashkimit Evropian: Përdorimi i drogës, problem serioz për 79% të shqiptarëve

November 13, 2026
FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

November 13, 2026
Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

Putin pranon evropianët në tryezën e negociatave, por i vë përballë një ‘zgjedhjeje’

November 13, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi ditor i Brankos, premte 13 nëntor 2026

November 13, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për Ligjin e Speciales, ndërkombëtarët kundërshtojnë ndryshimet

November 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret?

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In