• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gomonet e “çunave të Londrës”: Pse Britania po e nis betejën me politikanët e lartë të Tiranës?

by Ylli Pata
08/08/2022 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Britania e Madhe, marrëdhënien me Tiranën zyrtare nuk e ka parë si një diplomaci klasike.

Prej disa viteve, shumë pak ministra të jashtëm të Shqipërisë kanë vizituar Mbretërinë e Bashkuar dhe anasjelltas. Por nga ministrat e Brendshëm, nuk ka mbetur asnjë pa vizituar Londrën apo ai britanik Tiranën.

Kjo ngaqë elementët kriminalë shqiptarë kanë qenë problem i madh për politikën e ishullit, që në fillimin e shekullit të 21, kur të kamufluar si refugjatë lufte të Kosovës ata kapën që në fillim pjesë të nëntokës së krimit.

Natyrisht shqiptarët janë shumë pak, krahasuar me “kolonitë” e kriminalitetit të huaj në Britaninë e Madhe. Por dhuna e ushtruar nga disa prej grupeve shqiptare dhe lidhja e fortë e elementëve të bandave, bëri që Scotland Yard-i, ta konsiderojë të rrezikshëm kriminalitetin shqiptar.

Narkotikët e trafiku njerëzor, së bashku me kumarin mbeten bizneset klasike të krimit, i cili sot në botën globale ka hyrë edhe më thellë e investon paratë e fituara në drogë, prostitucion dhe trafik emigrantësh.

Shumë nga grupet kriminale shqiptare të lidhura me njëri tjetrin në Angli, Holandë, Belgjikë e Francë, ishin protagonistë në trafikun e klandestinëve me maune. Por

rezultonin shumë pak krahasuar me aktivitetin e mafies europianolindore dhe asaj kineze, e cila dërgonte numrin më të madh të klandestinëve në “maunet e vdekjes”.

Por në gjysmën e dytë të viteve 2000, pati një “rritje cilësore” të mafias shqiptare në Britaninë e Madhe, Holandë, Belgjikë dhe Gjermani. Portet britanike, ai i Roterdamit, Anwterpen-it, por dhe i Hamburgut mbeten hambarët më të mëdhenj të Europës në trafikun e kokainës që vjen nga Amerika Latine. Kjo situatë ka qenë e njëjtë, si në kohën e dy “superkorporatave” të mëdha të narkotrafikut kolumbian” Kartelit të Medellinit të Pablo Escobarit dhe Kartelit të Kalit, pra në vitet 80 e 90 të shekullit të shkuar, por edhe sot, kur narkotrafiku nuk vepron si perandori, por si konfederatë e superorganizuar.

Në gjysmën e dytë të viteve 2000, rreth viteve 2007-2008, si Scotland Yard-i britanik, por edhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, vunë re një përfshirje të bandave shqiptare në biznesin e stërmadh të kokainës. Sasia e kokainës që hynte në Britani, nuk se u rrit nga përfshirja e mafias entike shqiptare, pasi kjo “industri” ka vijuar trendin e rritjes si pasojë e rritjes së përdoruesve. Megjithatë, dhuna dhe mënyra si vepronin grupet gjithnjë e më të fuqishme shqiptare, ka vështirësuar kontrollin e agjencive të zbatimit të ligjit. Në raportet që ka pasur si Organizata Ndërkombëtare e Luftës kudnër Narkotikëve, por edhe agjencitë britanike e europiane, kanë vënë re një fakt, i cili tashmë prej disa vitesh është pjesë e dosjeve të mëdha gjyqësore jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në vendet e BE, si Itali, Spanjë, Gjermani, Holandë etj.

Sipas këyre analizave, ka shumë gjasa që “rritja cilësore” e mafias shqiptare në tregun e kokainës është ushqyer me shiringa monetare prej Tiranës. Pra korrupsioni dhe të ardhurat nga krimi i organizuar vendas, dhe ai europian që kryqëzohet në qendra të larta politike.

Janë publikuar shpesh kryeqëzime të biznesmenëve të dyshuar që operojnë me lojra fati në Gjermani, Ballkan, Shqipëri, Spanjë etj, që kanë lidhje VIP në politikën shqiptare.

E këto analiza që nuk vinin si hipoteza në ajër, nisën të vërtetoheshin, pikërisht kur element të krimit të njohur nga policitë britanike, po aktivizoheshin si “ushtri e politikës” agresive të Tiranës.

Para dhe pas dhunës së 8 janarit në selinë e PD-së, ndërmjet Lulzim Bashës dhe Sali Berishës nisi një përplasje e vortë verbale, ku përmendeshin se “lëndë e paë” nga mafia shqiptare në Britani po përdoret për llogari të luftës në PD. Basha madje përmendi edhe emra e kode në këtë debat.

Natyrisht, siç ndodh në këto raste mund të ketë edhe ekzagjerime, por fakt është, se pas një farë kohe, qeveria britanike, e cila ka emëruar një Gjeneral si të dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, bëri të ditur se do të ndëshkohen të gjithë ato qendra politike që kanë lidhje me krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Fillimi me Sali Berishën, natyrisht që ka marrë shtysë edhe nga vendimi i qeverisë së SHBA për të shpallur non grata për korrupsion të qenësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë. Londra dhe Uashingtoni punojnë ngushtësisht historikisht me njëra-tjetrën që nga kancelaritë politike, shërbimet sekrete, por edhe agjencitë e hetimit.

Megjithatë qeveria e madhërisë së saj, e ka zgjeruar dosjen e Sali Berishës me lidhje të krimit të organizuar. E natyrisht këtu nuk bëhet fjalë thjesht për rastin e Damir Fazliçit, që është dëshmia më e bujshme e trafikimit të vlerave monetare të krimit nëpërmjet qeverisë. Por edhe elementë të ushtrisë kriminale që quhen “çunat e Londrës”. Elementë që janë ushqyer nga ish-pjesëtarë të grupeve kriminale të priviligjuara, ish-punonjës të aparateve policore e të shërbimit sekret, e deri te “militantë skiftera” që kanë marrë azil nëpërmjet indulgjencave që janë dhënë nga deputetët dhe qarqet mediatike.

Fenomeni i “shtëpive të barit” që u bë mjaft i përhapur deri para dy viteve më parë, pati si pasojë ikjen e një numri të madh të miturish që rekrutoheshin nga grupet kriminale, të cilat rrisnin canabis sativa në banesa të praktisura e të blera nga mafia. Bëhet fjalë për degëzime te korporatës së vjetër e të re të narkotrafikut shqiptar me lidhje politike. Ndërkaq, sipas mediave britanike, ka pasur raste dramash të tmerrshme të kësaj kategorie.

Sot ka dale si temë dite; “eksportimi” i “skafistëve” të shekullit të shkuar- në Kanalin e La Manshit, ku mafia shqiptare ka pasur një “boom” të organizimit të trafikut të emigrantëve ilegalë në Britaninë tashmë të larguar nga BE.

Megjithatë, lajmet që vijnë nga Londra, ku politika e ditës e përdor këtë fenomen për axhendat e ditës është krejt ndryshe, nga analizat dhe dosjet që përgatisin institucionet perfekte të Britanisë, të cilat bëjnë lidhjen e një aleance të politikës me këto struktura kriminale që disa herë shikohen edhe si elementë të “markës” sociale shqiptare. Por që janë krejt e kundërta, edhe pse qarkullojnë shumë para, edhe pse sponsorizojnë një pjesë të showbiz-it e vipave shqiptare, edhe pse hiqen si patriotë që bëjnë shqiponjën para makinave superluksoze, apo sasive të mëdha të parave. Ndaj dhe ka ndërhyrë qeveria britanike, e ky duket është vetëm fillimi…

Next Post
Protestuesit “këmbëkryq” para Kryeministrisë, asnjë kordon policie rreth godinës së qeverisë

Protestuesit "këmbëkryq" para Kryeministrisë, asnjë kordon policie rreth godinës së qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In