• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gomone me drogë nga Shqipëria, gjenden 80 kg në mjetin e fundosur. Arrestohet “Çimoni”, kontrolle banesash në Sarandë (EMRI)

by Os De
25/10/2025 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është peshuar sasia e drogës e gjetur dje në gomonen gjysmë të fundosur, që lëshoi sinjalin “SOS” në hapësirën detare midis Korfuzit dhe Igumenicës. 

Pas ekzaminimeve në spitalin e Filatit dhe shoqërimit më pas në policinë e Igumenicës të 50-vjecarit nga Saranda, Edmond Musa i njohur si “Çimoni”, policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues gjysmë të fundosur. 

Mjeti ishte sjellë nga rrymat pranë brigjeve të Sajadhës dhe brenda tij policia gjeti rreth 80 kg marijuanë. Ende nuk dihet nëse ishte më e madhe sasia e drogës së transportuar me gomone nga Saranda, pasi skafisti duke parë që kishte pësuar avari, mund të ketë hedhur në det një pjesë të ngarkesës. 

Shkak i avarisë mendohet të ketë qenë deti i trazuar, çka ka detyruar 50-vjecarin nga Saranda të lëshojë sinjalin “SOS” dhe në ndihmë të tij janë nisur mjetet lundruese të policisë kufitare të Korfuzit dhe Igumenicës, duke e gjetur atë në zonën ishullore “Prasoudi”. 

Për ngjarjen ka pasur bashkëpunim edhe më policinë kufitare të Sarandës, efektivët e së cilës në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë ushtruar kontrolle banesash gjatë pasdites së të premtes në Sarandë, por deri tani pa rezultat. Kontroll është ushtruar në banesën e Edmond Musait dhe familjarëve të tij. 

Paraprakisht mendohet se mjeti lundrues është nisur nga Saranda mbrëmjen e së enjtes dhe ka pësuar avari në orët e para të mëngjesit të së premtes. Pasi vetë skafisti ka kërkuar ndihmë, Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (EKSED) e Shtabit të Përgjithshëm të Marines greke ka informuar autoritetet e Korfuzit dhe Igumenicës, të cilat kanë gjetur mjetin në të gdhirë. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, po hetohet në lidhje me këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas burimeve policore, 50-vjecari Edmond Musa, njihet si një prej skafistëve më të vjetër në qytet, i dyshuar shpesh se kryente linjën e trafikut të drogës drejt Korfuzit me gomone ose jet-ski. 

Next Post
U arrestua dhe më pas u la i lirë pas përplasjes me prokurorin, avokati Barjami: Isha viktimë e një ndalimi të paligjshëm

U arrestua dhe më pas u la i lirë pas përplasjes me prokurorin, avokati Barjami: Isha viktimë e një ndalimi të paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

September 16, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com