Goli i Dimitri Payet, i realizuar ne fund te shteses (90+5) te merkuren ne mbremje ndaj Shqiperise (2-0) ne Marseje, eshte goli me i vonshem i shenuar ne gjithe historine e Euro, sipas UEFA.
Kur Franca kryesonte 1-0 qe nga minuta e 90-te me golin e shenuar nga Antoine Griezmann, Payet perfitoi nga nje top i dhene nga André-Pierre Gignac, per te realizuar golin e dyte.
Payet eshte zgjedhur lojtari i ndeshjes per here te dyte ne kete Euro, pas ndeshjes hapese ndaj Rumanise (2-1).
Nderkohe, Griezmann, zevendesues ne kete ndeshje, eshte lojtari i pare francez qe pas aktivizimit nga pankina shenon ne nje Euro per Blute qe nga Sylvain Wiltord dhe David Trezeguet, te dy shenues ne finalen e Euro-2000 ndaj Italise (2-1, goli i arte)./ a.k