• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Goli” i Edi Ramës

by Java News
08/11/2019 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatjon Baze

Data 17 nëntor do të jetë një datë shumë e veçantë dhe e rëndësishme në Shqipëri, veçanarisht për komunitetin e futbollit. Një impiant modern, “Arena Kombëtare”, i ndërtuar sipas standarteve europiane në zemër të kryeqytetit do të hap dyert për të pritur për herë të parë nje ndeshje zyrtare, e cila do të inagurohet ndaj kampionëve të botës, Francës.

Ish stadiumi “Qemal Stafa”, tashmë i quajtur përkohësisht “Arena Kombëtare” që do të jetë shtëpia e re e kuqezinjve, është padyshim një nga investimet më të mëdha që qeveria shqiptare ka kryer në këto gjashtë vite qeverisje, natyrisht me ndihmën e UEFA-s dhe një mbështetje të vogël nga FSHF-ja.

Ish sportisti Edi Rama – tashmë Kryeministër i vendit që po qeveris prej gjashte viteshn, ka pasur një qeverisje me plot probleme, ka shumë të pakënaqur në shumë fusha të caktuara për shkak të pritshmërive të larta që kanë pasur në kohën kur morën pushtetin dhe që nuk janë realizuar. Është një qeverisje me dritë-hije, por sporti është një fushë që shënjon një sukses në qeverisjen e tij.

Sot Shqipëria gëzon tre impiante moderne, “Elbasan Arenën”, “Loro Boriçin”, si dhe “Arenën Kombëtare”, stadiume të cilat plotësojnë të gjitha standartet e kërkuara nga UEFA.

“Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” janë një aset i jashtëzakonshëm për Elbasanin dhe Shkodrën, duke e ndihmuar akoma dhe më shumë zhvillimin dhe rritjen ekonomike në këto dy qytete. Janë një luks për klubet vendase dhe për Kategorinë Superiore.

Atyre po ju shtohet edhe “Arena Kombëtare”, një impiant aq i kundërshtuar, por edhe aq i dashur për shume persona, sidomos nga fusha e futbollit, të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt dhe këtë investim madhor.

Ndërtimi i këtij impianti u bë i domosdoshëm pasi neglizhenca e FSHF-së bëri që ekipi jonë kombëtar të rrezikonte shtegëtimin në mënyrë të turpshme jashtë vendit për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Kjo bëri që qeveria shqiptare të ndërhynte me emergjencë për të ndërtuar sa më parë një stadium të ri, duke ndërtuar në kohë rekord “Elbasan Arenën” dhe më pas “Loro Boriçin”.

“Arena Kombëtare” është një tjetër vepër që do të na bëjë që sfidat e Kombëtares t’i ndjekim si sportdashës europian. Ndërtimi i këtij impanti është kundërshtuar shumë nga personazhë që nuk është se kanë ndonjë njohuri për futbollin dhe që prezencat e tyre nëpër stadiume numërohen me gishtat e dorës.

Mund të kënë disi të drejtë që pas ndërtimit të “Arenës Kombëtare” fshihen interesa korruptive (si në çdo gjë që behët fatkeqsisht në këtë vend), por ndërtimi i një impianti të tillë në Shqipëri dhe në kryeqytet ishte diçka emergjente, biles eshtë shumë i vonuar, pasi të shihje një ndeshje të rëndësishme në ish stadiumin “Qemal Stafa”, ka qenë një tmerr.

Këta që kanë qenë kundërshtarë të ndërtimit të “Arenës Kombëtare” nuk i kanë përjetuar ndonjëherë ato vuajtje që shumë tifozë, kanë përjetuar për tu futur brenda në ish stadiumin “Qemal Stafa” për të parë ndeshjet.

Qëndrimi me orë të gjata, gjendja e të fiktit që përjetoni shumë vajza dhe djem nga qëndrimi në rradhë, tmerri nga ndonjë vjedhje e mundshme nëpër xhepa, ishin një mankth që të mbante mbërthyer deri në momëntin që arrije të futeshe në stadium.

Dhe ky mankth më në fund do të përfundojë më 17 nëntor me“Arenën Kombëtare”, që tifozët shqiptar kishin kohë që e meritonin një impiant të tillë.

Për ta vërtetuar se shumica ka qenë pro ndërtimit të këtij stadiumi, kritikët mjaftojnë të shkojnë e të shohin rradhët e gjata të tifozëve që kërkojnë të sigurojnë një biletë për në “Arenën Kombëtare”, që sërish po ndeshen me një padrejtësi nga ana e Federatës që u ka caktuar çmime të shtrenjta dhe mezor po i pajis me bileta – sepse kritikët kanë futur mik për ta siguruar një të tillë, që të jenë të pranishëm në takimin me Francën për të shijuar stadiumin e ri.

Next Post
“Këngëtarë, show me drita dhe koreografi me 400 fëmijë”/ Duka e konfirmon: Ndeshja me Francën luhet në “Arena Kombëtare”

“Këngëtarë, show me drita dhe koreografi me 400 fëmijë”/ Duka e konfirmon: Ndeshja me Francën luhet në “Arena Kombëtare”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
U shkarkua nga Ristani, “Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

U shkarkua nga Ristani, “Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

January 20, 2026
Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

January 20, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes, Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In