• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GOLAT/ ‘Samba’ nga Kombëtarja nën ‘dirigjimin’ e Sylvinhos, Shqipëria mund 2-0 Bullgarinë dhe fiton pas 73 vitesh

by Java News
17/10/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në “Air Albania”. Miqësorja e zhvilluar pasditen e së martës u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas 73 vitesh kuqezinjtë fitojnë kundër Bullgarisë. Ky është suksesi i parë i Sylvinhos në një miqësore me kuqezinjtë, teksa drejtonte një të tillë për të parën herë.

Pas suksesit 3-0 kunder Çekise po në Tiranë për grupin E të Euro 2024, Shqipëria rezervon një tjetër sukses në “Air Albania”. Mes më shumë se 19 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, u duk se në fushë ishte Brazili dhe jo Shqipëria, me trajnerin që i ka dhënë një dozë nga vendlindja ekipit.

Paçka se Sylvinho kishte bërë gjashtë ndërrime nga ndeshja e fundit zyrtare, në fushë lojtarët treguan se janë të gatshëm për një fanellë titullari. Ndeshja nisi me kontrollin e tanëve, që patën disa raste dhe kontrolluan lojën.

Duhej minuta e 41-të që Qazim Laçi të zhbllokonte ndeshjen pas një aksioni model dhe me pasime tiki-taka. Në pjesën e dytë trajneri bëri disa zëvendëime, teksa debutoi Marvin Çuni. Në minutën e 81-të ishte Ernest Muçi që shënoi një supergol nga afro 25 metra, duke e kthyer në ves shënimin e golave të bukur te kuqezinjtë.

Tanimë tanët janë me mendje në nëntor, kur luajmë dy ndeshjet e fundit për Euro 2024 në grupin E, kundër Moldavisë në 17 dhe Ishujve Faroe në 20 nëntor në Tiranë. Kujtojmë se një pikë në transfertën moldave na çon direkt në fazën finale të Europianit.

Me Sylvinhon në krye, Shqipëria ka siguruar 5 fitore, një barazim dhe një humbje. 13 gola kanë shënuar kuqezinjtë, teksa kanë pësuar vetëm tre. Duket se dora e trajnerit është ndjerë në ekipin kombëtar.

Komentet e rëndësishme:

90+4′ Mbyllet 2-0 ndeshja me fitoren e kuqezinjve.

90+1′ Asllani i bën vend Ramadanit.

90′ Katër minuta shtesë.

81′ Shqipëri 2-0 Bullgari. Ernest Muçi shënon golin e dytë të ndeshjes dhe të dytin me Kombëtaren. Sulmuesi i Legias ka goditur nga jashtë zone duke dhuruar një supergol.

70′ Tifozët në “Air Albania” kanë krijuar një koreografi të veçantë në minutën e 70-të. Me ndeshjen që po luhej, të gjithë të pranishmit kanë ndezur “blitzat” e telefonit dhe kanë kënduar njëzëri “Mora Fjalë”, këngën e Shkurt Fejzës kushtuar heroit Adem Jashari që humbi jetën në 7 mars 1998 për të mbrojtur Kosovën nga forcat serbe.

61′ Qazim Laçi del nga fusha, në lojë Klaus Gjasula.

54′ Marvin Çuni merr vendin e Jasir Asanit. Sulmuesi 22-vjeçar debuton me ekipin A të Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e U-19. Sulmuesi këtë verë la Bayern Munich B, duke kaluar në Serie A me Frosinonen ku ka luajtur në 7 ndeshje.

46′ Nis pjesa e dytë. Trajneri Sylvinho bën dy zëvendësime. Në lojë Muja dhe Veseli, dalin Bajrami dhe Ajeti.

45+3′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

41′ Shqipëri 1-0 Bullgari. Qazim Laçi ka kaluar Shqipërinë në avantazh. Pas një aksioni model me pasa dhe me lojën tiki-taka, kuqezinjtë marrin epërsinë pas një aksoni model.

36′ Delev lë fushën i dëmtuar te Bullgaria, pas dyluftimit me Ajetin. Vendin e tij e merr Minchev.

21′ Despodov tenton nga jashtë zone, pret Strakosha.

9′ Arlind Ajeti godet me kokë nga zhvillimet e një këndoreje, pret Mtov. Tanët japin shkëndijën e parë.

1′ Nis ndeshja në “Air Albania”. 12 mijë tifozë në stadium.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni Trajner: Sylvinho

Bullgaria (3-4-3): Mitov; S. Petrov, Antov, Petkov; Turisov, Petkov, Gruev, Petkov; Despodov, Rusev, Delev Trajner: Mladen Krstajic

Statistikat /4 qershor 1950, kjo ishte dita e fitores së parafundit të kombëtares shqiptare kundër Bullgarisë, 2-1, ardhur edhe atëherë në një ndeshje miqësore. Ishin vetëm dy sukseset e kuqezinjve kundër bullgarëve para takimit të sotëm dhe fitorja e parë i përket vitit të largët 1946, kur Shqipëria fitoi 3-1, me dy gola të Loro Boriçit dhe një të Pal Mirashit në rrugën drejt titullit kampione e Ballkanit.

Pas fitores së 1950-ës, deri më 2007, kur është luajtur ndeshja e fundit, bilanci flet për Bullgarinë. Në 11 ndeshje, dy janë fitore të kuqezinjve, katër barazime, dhe pesë herë kanë fituar bullgarët. Ndeshja e nesërme do të jetë miqësorja e katërt, ndërkoghë që dy takimet e fundit kanë qenë për kualifikueset e Euro 2008, dhe janë mbyllur në barazim, 0-0 në Bullgari, më 28 mars 2007, dhe 1-1 në Shqipëri, më 17 tetor të po atij viti, plot 16 vjet më parë.

Miqësorja e fundit është zhvilluar më 30 prill 2003 në Bullgari, fituar 2-0 nga vendasit. Shifrat në takimet midis dy skuadrave kanë qenë të ekuilibruara, me përjashtim të takimit për kualifikueset e Euro 96, kur bullgarët fituan 3-0, me një gol të shënuar nga Jordan Leçkov e dy nga Emil Kostandinov.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/10/Muci.mp4
https://javanews.al/wp-content/uploads/2023/10/laci.mp4
Next Post
Vuçiç “sfidon” BE-në: Serbia do të blejë nga Kina armët më moderne dhe më të sofistikuara

Vuçiç “sfidon" BE-në: Serbia do të blejë nga Kina armët më moderne dhe më të sofistikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In