• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Godole kundër Alibeajt: Jepeni vulën, sepse kjo s’mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje

by Java News
31/03/2023 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, ka qenë mjaft e ashpër me lidershipin e kësaj partie, pasi nuk arritën të nxjerrin kandidatë për zgjedhjet lokale.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozaurit”, Godole deklaroi se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj.

Ajo i bëri thirrje Alibeajt dhe atyre që pretondojnë se drejtojnë partinë, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën te Berisha.  Më tej, studiuesja shprehu habinë për mënyrën e organizimit të mbledhjeve të kryesisë, ku nuk pati informacion për kandidatët dhe ku disa prej drejtuesve kanë pranuar se ishte vendosur që prej shtatorit të vitit të shkuar, që në zgjedhje do të shkohej vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë.

“Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkuruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitët misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty. Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë. Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim.

Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze. Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të mirin. Kështu e mendova unë. Këto informacione nuk u dhanë asnjëherë. Mbase kështu funksionon në partitë politike, ishte përvoja ime e parë. Unë do ta kisha dashur ndryshe. Kur u përballa në kryesi me variantet e ndryshme që hidhnin, që disa të dalim vetëm në këshillin bashkiak dhe disa vetëm më kandidatë vetëm në bashkitë e rëndësisshme.

Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Foltoren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje. Thashe na tregoni arsyet se çfarë fiton ose humbet partia me këto variante. Pyetja ime për lidershipin është, cfarë kanë bërë ata gjatë të gjithë kësaj kohe? 

PD nuk e ka të lehtë, ka intimidime, nuk është e lehtë të ndodhë kjo që i ndodhi PD-së dhe demokratëve në baze. Por përshtypja ime ishte, që njerëzit donin të kishin kandidatë dhe ishte lidershipi ai që i pengonte. Ajo që ishte më e rëndë, një pjesë e lidershipit pranoi që në parim, ata që në shtator të vitit të kaluar, kishin biseduar mes vedi, jo kryesia e madhe ku jam unë, që të shkonin vetëm me këshilltarë”, deklaroi Jonila Godole.

/s.f

Next Post
U arrestua në Britani me dyshimin për trafik droge, shqiptarit i gjejnë makinën plot me çaj mali

U arrestua në Britani me dyshimin për trafik droge, shqiptarit i gjejnë makinën plot me çaj mali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In