• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Godoja” le ta thotë çfarë kërkon!

by Eduard Zaloshnja
18/10/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në shkrimin tim pararadhës, bëra një përmbledhje të përpjekjeve të dikurshme të dështuara për sfidimin e binomit PS-PD në Shqipëri. Dhe për referencë metaforike, përdora dramën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett (ku dy personazhet kryesorë presin më kot që një farë Godoje t’i shpëtojë).

Në situatën aktuale, duket se është krijuar legjenda urbane që pas këtyre protestave të dhunshme fshihet një “Godo” shpëtimtar, i cili don ta çlirojë vendin nga dara 35 vjeçare PS-PD. Dhe në fakt, nga sondazhi im më i fundit, rezultoi se gjysma e shqiptarëve brenda vendit nuk janë gati të votojnë për asnjë nga dy komponentët e binomit PS-PD.

Në këto kushte, ky “Godoja” shpëtimtar duhet të dalë hapur, dhe ta thotë se si do ta shpëtojë Shqipërinë. Thjesht t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

  • A don ta marrë pushtetin me dhunë apo me zgjedhje?
  • Në qoftë se me zgjedhje, e do pas 45 ditëve (sipas Kushtetutës)?
  • Në qoftë se me zgjedhje, e do pas 1 viti me qeveri teknike (me çfarë përbërje)?
  • Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, cilët njerëz do të ketë rrutull tij në postet kyçe?
  • Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do ta rrisë mirëqënien e 1.18 milionë shqiptarëve që kanë shpenzime familjare më të vogla se mesatarja 1000 euro në muaj (sipas INSTAT-it)?
  • Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do t’i plotësojë kërkesat e studentëve që duan të blejnë apartamente fill pasi të marrin diplomat?
  • Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do t’i plotësojë kërkesat e fermerëve që duan mbështetje financiare si në BE, pa qenë në BE?
  • Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, si do t’i nxisë çiftet e reja që të lindin sa më shumë fëmijë (që të frenohet rënia e popullsisë)?
  • Në qoftë se vjen eventualisht në pushtet, çfarë do të bëjë me dhjetra mediat dhe qindra portalet aktuale?

Lista e pyetjeve mund të vazhdojë gjatë, por sado e gjatë të jetë ajo, “Godoja” do t’i ketë bërë gati përgjigjet me ChatGPT. Thjesht i mban në sirtar…

Next Post
Arrestimet në protestat e Durrësit, gjykata lë 4 persona në “arrest shtëpie” dhe 18 me “detyrim paraqitje”

Arrestimet në protestat e Durrësit, gjykata lë 4 persona në “arrest shtëpie” dhe 18 me “detyrim paraqitje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com