• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditje për “Facebook”, do të paguajë 5 milardë dollarë për skandalin e të dhënave personale

by Java News
25/07/2019 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti social Facebook ka rënë dakord të paguajë 5 miliardë dollarë lidhur me akuzat se kishte keqpërdorur të dhëna personale të përdoruesve.

Marrëveshja që u njoftua në një deklaratë të mërkurën nga Komisioni Federal i Tregëtisë, është më e kushtueshmja e arritur ndonjëherë me një kompani teknologjike lidhur me privatësinë e përdoruesve.

Si rezultat i marrëveshjes me qeverinë, Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg do të duhet të vërtetojë çdo tremujor dhe çdo vit se Facebook po merr masat e duhura për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.

Marrëveshja përcakton gjithashtu ngritjen e një komisioni për privatësinë nga Facebook-u që do të merrte vendime lidhur me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave. Në këtë mënyrë, rregullatorët u përpoqën të reduktojnë atë që e quajtën “kontroll të pafrenuar” nga ana e zotit Zuckerberg për të përcaktuar politikat e privatësisë të kompanisë.

Komisioni do të ishte përgjegjës për miratimin e zyrtarëve që do të punonin me Zuckerberg për t’u siguruar që gjiganti i medias sociale do të respektojë rregullat dhe të dorëzojë certifkatat e plotësimit të kushteve.

Komisioni Federal i Tregëtisë hapi një hetim për Facebook-un vitin e kaluar, pasi u mor vesh se firma e konsulencës politike, Cambridge Analytica kishte pasur qasje në informacionit privat të miliona përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizim.

Në veçanti, rregullatorët ishin të interesuar të hetonin nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2012 që e udhëzonte kompaninë të merrte miratimin e përdoruesve para se të ndante të dhëna personale me palë të tjera.

Marrëveshja e së mërkurës u arrit pas akuzave nga Komisioni Federal i Tregëtisë se Facebook e shkeli marrëveshjen e vitit 2012 duke përdorur “informacione dhe parametra mashtruese për të minuar preferencat e privacisë së përdoruesve”.

g.kosovari

Next Post
Vrasja e vajzës nga babai shqiptar në Australi, flet shoqja e Sabrinës: Është e trishtueshme

Vrasja e vajzës nga babai shqiptar në Australi, flet shoqja e Sabrinës: Është e trishtueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In