• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditje pas krahëve për Barçën/ Rivali historik ka arritur marrëveshje me Lautaron

by Java News
14/09/2020 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lautaro Martinez drejt Spanjës. Jo te Barcelona, por te Reali i Madridit. Nuk është thjesht një sugjerim për të trazuar ujërat, sepse është fakt që përfaqësuesit sulmuesit të Interit, në misionin e tyre spanjoll, përveçse në Barcelonë, kanë bërë një ndalesë edhe në Madrid, ku në mënyrë të papritur mësohet se kanë gjetur menjëherë marrëveshjen në parim me klubin mbretëror.

Ky është një operacion që tek Interi janë përpjekur ta mbajnë sekret deri në fund, për të parandaluar një rrjedhje të lajmeve, sepse i frikësoheshin dështimit të bisedimeve me Arturo Vidalin (do të paguajë një kompensim simbolik prej 3 milionë eurosh për të prishur kontratën me “blaugranat”).

Pas ndryshimit të qartë të kursit (vetëfinancim) të imponuar nga Kina, Zhang, Marotta dhe Ausilio në fund të fundit mund të sakrifikojnë Lautaron, për të financuar blerjen e francezit Kanté, sepse, për momentin, nuk po lëvizin Brozovic dhe Skriniar. Shitja e sulmuesit argjentinas te Reali i jep mundësinë klubit zikaltër të rikuperojë 40 milionë euro të shpenzuara për Hakimin, kur efektet e krizës nuk ishin ende kaq të forta.

Nga ana tjetër, Florentino Perez do t’u jepte një goditje të fortë rivalëve të tij te Barcelona, ​​duke u rrëmbyer objektivin kryesor në merkato. Drejtuesit e Interit mendojnë se, përveçse shumën e shpenzuar për Hakimin, do të kishin edhe 50-60 milionë euro për t’i kaluar në arkat e Chelsea-t për Kanté.

Vlerësimi i përgjithshëm i Lautaros do të kalonte shifrën e 100 milionë eurove. Një operacion i cili mund të përfshijë gjithashtu Jovicin, me kalimin e sulmuesit serb në huazim me të drejtën e blerjes nga Interi.

Kishte dyshime për Lautaron për faktin se ai nuk dëshironte ta tradhtonte Messin, por duke pasur parasysh situatën te Barcelona (“Pleshtit” i përfundon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm), “Toro” do të pranonte transferimin në “Bernabeu” me pagë 8 milionë euro në sezon, 2 milionë më pak nga ç’i ka premtuar Bartomeu, presidenti i Barcelonës.

g.kosovari

Next Post
“Ju nuk jeni vetëm”, OSHEE bën urimin e veçantë për fëmijët e ngujuar: Prej 4 vitesh ju çojmë librat, mjetet dhe mësuesit

"Ju nuk jeni vetëm", OSHEE bën urimin e veçantë për fëmijët e ngujuar: Prej 4 vitesh ju çojmë librat, mjetet dhe mësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In