• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Goditje e re për xhepat e qytetarëve! Rritja e çmimit të naftës në botë shtrenjton sërish karburantet në Shqipëri

by E B
20/07/2026 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet në Lindjen e Mesme rikthejnë rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore. Efekti mbërrin edhe në Shqipëri, ku karburantet shtrenjtohen sërish. Konsumatorët përballen me një tjetër goditje në xhep.

Paqja e brishtë zgjati më pak se një muaj. Po aq edhe çmimet “normale” të karburanteve. Nga më pak se 72 dollarë për fuçi në fund të qershorit, çmimi i naftës së papërpunuar bruto në bursë është rritur në mbi 90 dollarë.

Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe pothuajse e ekspozuar plotësisht ndaj luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare. Kur rriten kostot e importit, efekti nuk mbetet vetëm te karburantet, por reflektohet edhe te transporti, prodhimi dhe çmimet e shumë mallrave e shërbimeve”, tha Artur Ribaj, pedagog, ekspert ekonomie.

Me qeverinë që zhbëri Bordin e Transparencës dhe trupat inspektuese, përcaktimi i çmimi ka mbetur vetëm në dorë të operatorëve në tregun e karburanteve. Autoritetit i Konkurrencës “ka ngritur duart” prej kohësh në kë drejtim.

“Në një treg funksional duhet të ketë monitorim dhe konkurrencë reale, në mënyrë që luhatjet e çmimeve të jenë të justifikuara. Kur mungojnë mekanizmat efektivë të mbikëqyrjes, krijohen dyshime se konsumatori mund të paguajë më shumë sesa diktojnë zhvillimet reale në tregjet ndërkombëtare”, u shpreh Ribaj.

Shqipëria është aktualisht vendi i parë në rajon, i shtati në Europë dhe i 10-i në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.77 euro për litër.

Next Post
Kaosi vazhdon në Kuvend, opozita nuk lëshon foltoren! Peleshi: Respektoni rregulloren, seanca ndërpritet sërish!

Kaosi vazhdon në Kuvend, opozita nuk lëshon foltoren! Peleshi: Respektoni rregulloren, seanca ndërpritet sërish!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com