• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditja nga SHBA kambanë alarmi edhe për fatin e Metës/ Pika 5 e urdhrit të Biden që bllokon pasurinë e familjes Berisha

by Java News
09/06/2021 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Adriatik Doci një shkrim tek shqiptarja.com ka shpjeguar edhe pikën e 5 të urdhrit të Presidenti amerikan Joe Biden për bllokimin e pasurive të pushtetarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që prek Sali Berishën pasi është shpallur nga DASH non grata për korrupsion. Ilir Meta rrezikohet për shkak të thirrjeve luftarake para zgjedhjeve. Mori mesazh paralajmërues nga Yuri Kim: Ata që nxisin dhunën do të jenë përgjegjës për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre

Shkrimi i plotë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dje një tjetër goditje të rëndë Familjes së Sali Berishës pas shpalljes non grata disa ditë më parë për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, pengimin e drejtësisë për të vepruar si dhe për minimin e demokracisë në Shqipëri. Presidenti amerikan Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv, historik dhe të pazakontë, për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë angazhuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, në funksion të interesave të tyre të ruajtjes së pozitave dhe pasurive. Urdhri i presidentit amerikan për përfshirjen e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve shqiptarë nën masat e bllokimit të pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA, godet jo vetëm Sali Berishën, por është një mesazh i fortë edhe për aleatin e tij, Ilir Meta, i cili është kthyer në shqetësim serioz për Uashingtonin, për shkak të deklaratave të tij luftarake, nxitjes së veprimeve të dhunshme, shantazheve, kërcënimeve, sulmit ndaj ambasadorëve të Perëndimit dhe shpalljes së reformës në drejtësi si një komplot i mafies ndërkombëtare.

Po cila janë pikat e urdhrit të Joe Biden që veprojnë mbi pasurinë e Familjes Berisha? Së pari, urdhri i ri zgjeron urdhrin nr. 13219 të 26 Qershorit 2001, për bllokimin e pasurive të personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin në Ballkanin Perëndimor, i ndryshuar në 2003. Urdhri i ri përfshin edhe Shqipërinë për zbatimin e sanksioneve ndaj pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve. Së dyti, që është pika vendimtare, në urdhrin e ri, përshihen jo vetëm pushtetarët që përpiqen të destabilizojnë rajonin, por edhe zyrtarët dhe ish-zyrtarët e përfshirë në praktika korruptive.

“Të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

Pika 5 e urdhrit të Biden përfshin dhe ndëshkon Familjen e Sali Berishës, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, në 19 maj 2021, ka shpallur Sali Berishën dhe Familjen e tij si të korruptuar, duke e përfshirë në listën e zezë. Ndër të tjera në njoftimin e DASH për futjen në listën e zezë të Sali Berishës thuhet se “Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”.

Shpallja e Berishës dhe e Familjes së tij në listën e zezë për korrupsion sjellë si rrjedhojë veprimin e urdhrit të Biden për bllokimin e pasurive të tyre dhe të peronave të lidhur me ta. Urdhri zbatohet vetëm për çfarë lloji pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka fuqi jashtë saj, por sigurisht që ky urdhër shton rrezikuan për pasuritë që pushtetarët e korruptuar kanë fshehur në vende të tjera, sidomos në parajsa fiskale.

A do të bazohet urdhri edhe për Ilir Metën, edhe pse nuk është shpallur non grata nga DASH? Ilir Meta ka marrë disa paralajmërime të forta nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për qëndrimet e tij, të konsideruara si nxitje dhune në Shqipëri. Në 23 prill 2021, dy ditë para zgjedhjeve, Yuri Kim i ka dhënë këtë mesazh Ilir Metës: “Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët më 25 prill do të përdorin “sfurqe”, apo nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë të dënohen. Ata që nxisin dhunën do të jenë përgjegjës për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Stop”. Nuk ka dyshime se të gjitha sjelljet dhe qëndrimet luftarake të Ilir Metës, duke provokuar dhunë dhe trazira, janë raportuar nga Ambasada Amerikane në DASH. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në vijim nëse urdhri i Biden do të jetë apo jo u vlefshëm edhe për Ilir Metën dhe familjen e tij./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Bushka për shkarkimin e Metës: Asnjë pasojë në demokracinë e vendit. Sjellja e tij ka cenuar imazhin e Presidencës

Bushka për shkarkimin e Metës: Asnjë pasojë në demokracinë e vendit. Sjellja e tij ka cenuar imazhin e Presidencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com