• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditja me grusht ndaj Berishës/ Meta flet si ekspert: Agresori ka studiuar hapat. Përgjigja më e mirë ndaj sulmit…!

by Java News
17/12/2022 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24 ka folur në lidhje me agresionin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë protestës së opozitës më 6 Dhjetor, teksa ka thënë se ishte një veprim i strukturuar kriminal dhe shtetëror.

Sipas tij agresori i Berishës ka qenë shumë i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm pasi ka studiuar gjithë hapat e veprimit që ka kryer, ndërsa shtoi se ky provokim u bë për të nxjerrë opozitën si destruktive dhe për të acaruar protestuesit.

Meta shtoi se përgjigjja më e mirë ndaj agresionit të Berishës ka qenë vetëpërmbajtja në atë moment duke treguar qartë nivelin skizofrenik të drejtimit të qeverisë së sotme që është një kërcënim për të gjithë qytetarët dhe interesin kombëtar

Sa i përket aksionit opozitar në të ardhmen Meta deklaroi se vendi ndodhet përballë një regjimi mafioz, ndërsa bëri me dije se protestat do vijojnë në mënyrë të organizuar duke i kushtuar rëndësi edhe procesit zgjedhor dhe mbrojtjes së votës.

“Nuk do doja të flisja për atë moment pasi askush nuk është ndjerë aspak mirë, padyshim që edhe unë nuk kisha si të ndihesha mirë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një veprim të strukturuar kriminal dhe shtetëror. Një person që ka qenë shumë i vetëdijshëm dhe i përgatitur për këtë akt, ai ka studiuar gjithë vendosjen dhe veprimin. Ajo që është e rëndësishme është që u ruajt kontrolli nga vetë Berisha për ta mbajtur këtë moment si një moment të izoluar dhe për të evituar që personi përgjegjës të mos kishte pasoja dhe për të mos ndikuar te qytetarët. Ky provokim u bë për të nxjerrë opozitën si destruktive dhe personin si një viktimë.

Nuk është ky thelbi, thelbi është që ka pasur një makinë të tërë propagandistike për të justifikuar këtë akt dhe për ta paraqitur atë krejt ndryshe nga si ndodhi. Koha e fjalëve ka mbaruar, gjërat janë të qarta, jemi përballë një regjimi mafioz. Është i njëjti shtet që organizoi këtë agresion ndaj pluralizmit politik dhe opozitës, është e njëjta dorë që vrau Klodian Rashën, e njëjta që falsifikoi deklaratën e policisë duke i shtuar viktimës së policisë së rilindjes gjoja dhe një pistoletë. Do vijojmë rrugën e protestave, por ka shumë rëndësi që të jemi shumë të organizuar se sa kemi qenë deri tani në procesin e zgjedhjeve dhe aksionin opozitar dhe mbrojtjen e votës. Protesta ka pasur, ka dhe do të ketë.

Për sulmin ndaj Berishës përgjigjja më e mirë ka qenë vetëpërmbajtja në atë moment duke treguar qartë nivelin skizofrenik të drejtimit të qeverisë së sotme që është një kërcënim për të gjithë qytetarët dhe interesin kombëtar”, tha ai./m.j

 

 

Next Post
‘E refuzoj totalisht Kol…’/ Sot do festonte 50-vjetorin e lindjes, tezja e Sokol Olldashit përlot me mesazhin prekës

'E refuzoj totalisht Kol...'/ Sot do festonte 50-vjetorin e lindjes, tezja e Sokol Olldashit përlot me mesazhin prekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com