• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditja e rrjetit të kokainës, mediat: Në krye është Dritan Rexhepi, i dyshuari për zhdukjen e Jan Prengës

by A R
17/09/2020 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në krye të bandës ndërkombëtare që trafikonte kokainë, e cila u shkatërrua në orët e fundit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Los Blancos”, mësohet se qëndron Dritan Rexhepi.

Vlonjati, i cili aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador, ësht një emër mjaft i njohur në kronikën vendase, dyshohet se drejtonte kartelin e drogës.

Ai është i dyshuari kryesor, për rrëmbimin e ndodhur më 17 janar në Kamëz ku u mor peng Jan Prenga.

Më tej dyshohet se Prenga u vra me urdhër të tij, për hesape të të vëllait, i cili ishte gjithashtu pjesë e grupit të trafikantëve.

Dritan Rexhepi është akuzuar edhe për vrasjen e dy policëve shqiptarë Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në vitin 1999 në Fushë Krujë.

Dritan Rexhepi u arrestua fillimisht në vitin 2006 për vrasjen e dy oficerëve të policisë.

Pas arratisjes dy vjet më vonë nga qelia e burgut të Durrësit, Dritan Rexhepi u arrestua në 2008-ën në Hollandë dhe u ekstradua në Itali ku kërkohej për trafik ndërkombëtar droge.

Pas dy vitesh burg në Itali ai arratiset dhe më pas brenda pak kohe kapet në Spanjë me akuzën e grabitjes së bankave, por edhe nga burgu i Spanjës mundi të arratisej.

Ai mundi të përfundojë në pranga në Ekuador në zonën e Quito gjatë një operacioni antidrogë, ku nën identitet të rremë Rexhepi, tentoi të trafikonte 278 kilogramë kokainë.

Sakaq të arrestuarit e orëve të fundit në vendin tonë, gjatë operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Los Blancos” janë, Gentian Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi Elvis Jaupaj, 27 vjeç dhe Jorin Llambro, 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, Rexhino Ibrahimi, 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj, 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat”.

Nga hetimet ka rezultuar se një shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “Kompania Bello”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Europën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.

Gjatë këtij operacioni të shtrirë në 9 shtete, u arrestua në Dubai, i shumëkërkuari Elti Dizdari, bashkëshorti i ish-Missit, Suada Sherifi.

/a.r

Next Post
SHBA: Hakerët kinezë vënë në shenjestër vaksinën amerikane

Padrejtësia me vaksinat anti-Covid? Zbulohet kush i ka blerë gjysmat e dozave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

Franca përgatitet për “ekonominë e luftës”, katërfishin dronët kamikazë dhe zgjeron arsenalin raketor

April 4, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In