• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

by A R
06/09/2026 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa vitesh në radarët e Policisë, 49-vjeçari Altin Arapi, i njohur edhe si Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”, është arrestuar si një prej personave të dyshuar për shpërndarjen e kokainës në Sarandë.

Në operacionin “Vjeshta” nuk rezultojnë të jenë arrestuar persona që konsiderohen bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të Arapit. Megjithatë, burime bëjnë me dije se emri i tij është evidentuar prej vitesh në kuadër të hetimeve, së bashku me persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin e shpërndarjes së narkotikëve.

Sipas burimeve, ndjekja e Arapit ka qenë e vështirë për strukturat e Policisë. Në disa raste, dyshohej se ai arrinte të merrte informacion për veprimet policore dhe të shmangte kontrollet apo operacionet e planifikuara ndaj tij.

Një prej rasteve të konsideruara të pasuksesshme është ai i 20 janarit 2022. Policia ndërhyri me dyshimin se Arapi dispononte lëndë narkotike, por gjatë kontrollit nuk u gjet droga e kërkuar. Në përfundim, ai u arrestua për kundërshtim të punonjësve të Policisë, pasi gjatë tentativës për kontroll kishte bërë rezistencë dhe kishte dëmtuar edhe celularin e tij.

Emri i Altin Arapit është përmendur edhe në një tjetër episod të rëndë të ndodhur në maj të vitit 2025. Një 15-vjeçare u paraqit në Spitalin e Sarandës në gjendje të intoksikuar, pasi dyshohej se kishte konsumuar rreth 5 gramë kokainë. Në kuadër të verifikimeve për këtë ngjarje, një prej personave të marrë në pyetje ishte edhe Arapi.

Arrestimi i vetëm i tij për posedim narkotikësh, sipas të dhënave të bëra publike, daton rreth tetë vite më parë. Në atë kohë, ai u kap në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë nga Saranda, ndërsa iu gjet një sasi kokaine. Për këtë episod qëndroi disa muaj në burg.

Një tjetër rast ku emri i tij doli në vëmendjen e Policisë ishte janari i vitit 2021. Në Delvinë u krye një shoqërim i menjëhershëm i një personi, pasi strukturat policore kishin marrë informacion se mund të kishte një konflikt me Altin Arapin. Ndërhyrja u bë si masë parandaluese për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Të arrestuarit e tjerë dhe precedentët penalë

Mes personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta” në Sarandë, rezultojnë edhe disa emra me precedentë të mëparshëm penalë.

Feliks Filija, 27 vjeç, është i njohur si shok i Elvis Çaushllarit, alias “Vis Korçari”. Filija është arrestuar në vitin 2020 në Elbasan, nën akuzën për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim, si dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Medi Myftaraj, 35 vjeç, është arrestuar në shtator 2017 në Skrapar. Ai rezultonte i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Vlorës për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën rreth 500 gramë cannabis sativa. Në mars të vitit 2023, Myftaraj u arrestua sërish në Ksamil, këtë herë me një tjetër sasi lënde narkotike.

Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë në vitin 2016. Ai rezultonte i dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vite burg për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në të dhënat e tij figuron gjithashtu një procedim në Sarandë për “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Devis Saliaj, 22 vjeç, është një tjetër prej personave me precedentë. Në 6 qershor 2025 ai mbeti i plagosur me thikë në zonën e “Eukalipsit” në Sarandë. Më herët, në shtator 2023, ishte arrestuar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë në kuadër të një operacioni për shpërndarjen e cannabis sativa dhe kokainës. Në dhjetor 2025 u arrestua përsëri në Tiranë.

Erjon Dido, 41 vjeç, i njohur me pseudonimin “Macistja”, është arrestuar në tetor 2018 në Sarandë, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa. Ai u procedua përsëri në dhjetor 2024 për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në kuadër të një grupi.

Dhimitri Terolli, 33 vjeç, i njohur si “Miçp Evgjiti”, rezulton me disa precedentë të mëparshëm. Ai është arrestuar në disa raste, kryesisht për vjedhje, ndërsa në një rast është proceduar edhe për “plagosje të lehtë me dashje”, ku i dëmtuari ishte një tjetër person me probleme të përdorimit të lëndëve narkotike.

Nazif Refitaj, 24 vjeç, është arrestuar në vitin 2021 në Patos, nën akuzën për “vjedhje të kryer në bashkëpunim”.

Operacioni “Vjeshta” rikthen në fokus një grup personash me histori të mëparshme kriminale, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë rolin konkret të secilit në aktivitetin e dyshuar të shpërndarjes së narkotikëve në Sarandë.

Next Post
“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

GJKKO mbylli dyert për mediat, reagon BE: Jemi në dijeni, të gatshëm të ofrojmë ekspertizë për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In