Drejtuesit e organeve ligjzbatuese në vend kanë zbarkuar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i SHIK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesja e Prokurorisë Elbasanit, Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan po zhvillojnë një takim me prefektin, Gledian Llatja.
Policia e Shtetit zhvilloi sot një operacion antidrogë të shtrirë në qytetin e Elbasanit dhe në kryeqytet, ndërsa ka shoqëruar 10 persona me precedentë penalë.
Në mesin e të shoqëruarve, 5 prej tyre rezultojnë me urdhër arresti.
/a.rada