Gurjan Çelislami ka rënë në prangat e policisë së Kavajës pasi dhunonte bashkëshorten e tij. Lajmi është bërë i ditur nga uniformat blu sipas së cilave i arrestuari ka goditur gruan e tij me mjete të forta në kokë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa mësohet se Çelislami është paditur nga e shoqja.









