• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditi derën e Kryministrisë/ Policia del me njoftim zyrtar për protestuesin: 25-vjeçari kishte thikë, me probleme të shëndetit mendor

by Java News
12/11/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e opozitës së bashkuar u mbyll me shoqërimin në komisariat, të një të riu 25-vjeçar nga Lushnja.

Me anë të një njoftimi  blutë e kryeqytetit sqarojnë se i riu është një person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në dorë mbante edhe një thikë.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me shoqërimin e një shtetasi, në përfundim të tubimit të ditës së sotme, sqarojmë opinionin publik se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të planit të masave, të hartuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cënonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor.

Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve./m.j

Next Post
“Statuja e Churchill u mbulua me flamurin shqiptar”/ Media britanike shkruan për protestën e emigrantëve në Londër: Është turp i ministres…!

“Statuja e Churchill u mbulua me flamurin shqiptar”/ Media britanike shkruan për protestën e emigrantëve në Londër: Është turp i ministres...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In