• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Goditet rrjeti kriminal në Spanjë/ Në pranga 20 persona, mes tyre shqiptarë. Sekuestrohen 2.5 ton drogë, zbulohet edhe…

by
24/02/2023 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët janë të kudogjendur kur bëhet fjalë për goditje të grupeve kriminale, që merren me trafikun e lëndëve narkotike në vende të ndryshme të botës.

Kësaj here sërish është Spanja ajo që ka marrë përsipër, edhe me ndihmën e Europol të godasë një organizatë, brenda së cilës bëhet me dije se shumica ishin shqiptarë. Nga të dhënat e operacionit që janë bërë me dije ditën e djeshme për mediat spanjolle është thënë se në fakt me ndërhyrjet nëpër vendet ku dyshohej se kishin vendbanimet anëtarët e këtij grupi, është sekuestruar një sasi prej afro dy tonë drogë.

Policia gjatë operacionit ka mundur të sekuestrojë pasuri dhe para cash ku shifra është marramendëse. Autoritetet spanjolle flasin për të paktën 5 milion euro, të cilat janë sekuestruar. Grupi, në përbërje të të cilit kishte kombësi të ndryshme, kishte bazën në Sevilja, ndërsa ende nuk bëhet me dije se kush e drejtonte këtë grup dhe kush janë shqiptarët e vënë në pranga.

OPERACIONI SIPAS MEDIAVE SPANJOLLE

Mediat lokale të Seviljas bënë me dije se një operacion nga Guardia Civile spanjolle e mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e 20 personave të përfshirë në pastrim parash dhe trafikim droge. Nga ky operacion janë sekuestruar më shumë se 5.5 mln euro dhe mbi 2 tonë drogë. Me qendër në jug të Spanjës, rrjeti kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë.

Grupi drejtohej nga shtetas italianë që përdorte dokumente të falsifikuara. Policia bëri me dije se janë kontrolluar 6 shtëpi në Sevilje të Spanjës, ku janë arrestuar 20 personat e dyshuar. Po ashtu, është zbuluar pasuri dhe më pas sekuestruar me vlerë rreth 5.5 milionë. Ndërkohë mësohet se janë sekuestrohen 2500 kilogramë hashash dhe 45.6 kilogramë marijuanë. Policia njoftoi se kishte bllokuar edhe mjetet që përdoreshin për infrastrukturën kriminale duke përfshirë kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marijuanës dhe prodhimin e hashashit dhe 34 telefona celularë.

Po ashtu, u bë me dije se u zbulua edhe një plantacion i madh marijuane dhe një laborator droge, brenda të cilëve u gjetën edhe dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identifikimi. Rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës. Këto përfshinin kanalizimin e parave – përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi ose borxhe të tjera – midis një rrjeti kompanish të përfshira në transportin e drogës. Metoda të tjera të përdorura ishin investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.

/e.d

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

April 29, 2026
Mankthi i logos së PD- së

Mankthi i logos së PD- së

April 29, 2026
Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

April 29, 2026
Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

April 29, 2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

April 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Tentoi të fuste kanabis në burgun e Fushë-Krujës gjatë takimit me një të dënuar, gruaja ndalohet nga autoritetet

April 29, 2026
Shpimet zbulojnë prani gazi në Hidrovorin e Akërnisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nis verifikimet

Shpimet zbulojnë prani gazi në Hidrovorin e Akërnisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nis verifikimet

April 29, 2026
Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

April 29, 2026
Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

April 29, 2026
Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së dorëzohet pas ngritjes së akuzave

Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së dorëzohet pas ngritjes së akuzave

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In