Ushtria sudaneze ka goditur rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pikërisht për këtë sulm të paprecedentë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në “X”, ai thotë se Shqipëria e dënon këtë sulm frikacak në kryeqytetin e Sudanit. Më tej ai thekson se vendi ynë qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, shkruan kreu i qeverisë.
Alarmin për sulmin e kanë dhënë vetë Emiratet e Bashkuara, ndërsa raportohet se ushtria sudaneze e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas tyre, pas atij sulmi qëndrojnë forcat e shpejta paraushtarake të njohura ndryshe si RSF.
/a.r
Shumë mirë bëre që i del në krah Emirateve të Bashkuara Arabe,por pse nuk the një fjalë kur Izraeli bombardoi dhe vrau personelin diplomatik të ambasadës iraniane në Liban?! Kjo mban erë hipokrizie…Të luftojmë së bashku z.Rama për paqen dhe jo t’i dalim krah Izraelit që ka vrarë 45000 palestinez të pafajshëm, mes tyre 21000 fëmijë…kjo është shumë e rëndë…