Një person humbi jetën në zonën e Lozhanit në Korçë pasi u godit nga rrufeja.
Mësohet se viktimë ka mbetur një shtetas 62-vjeçar. Ndërsa ende nuk është zbuluar identiteti i viktimës.
Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.
Policia po punon për dokumentimin e ngjarjes./a.m.










