• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditet nga krahu i betonieres e rrëzohet nga pallati 49-vjeçari në Durrës

by Java News
09/09/2019 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër aksident në punë është regjistruar në sektorin e ndërtimit. Këtë herë në Durrës.

Pasditen e sotme, një 49-vjeçar është dëmtuar rëndë teksa punonte në një pallat në ndërtim, në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar të Durrësit. Pas një problemi me transportuesin e betonit, krahu i derdhjes së betonit ka dalë jashtë kontrollit duke goditur njërin nga punëtorët, i cili ka përfunduar në katin përdhes të godinës në ndërtim që është e mbushur me ujë. Burime nga spitali rajonal i Durrësit bëjnë të ditur se i dëmtuari Petrit Dosku ka pësuar fraktura dhe në kokë, përveç dëmtimeve të tjera në trup, ndaj po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Sektori i ndërtimit mbetet një nga sektorët më problematikë përsa i përket kushteve të sigurisë dhe numrit të aksidenteve në punë, i ndjekur nga ai i fasonerisë.

Ngjarja ndodhi në rrugën ”Mujo Ulqinaku”, pranë pallatit të Sportit ”Ramazan Njala”. Në vendngjarja ka mbërritur edhe policia, por ende nuk është dhënë asnjë njoftim nga ana e saj mbi rrethanat dhe nëse ka të shoqëruar në lidhje me aksidentin dhe pasojat e tij, shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë në punë./l.m

Next Post
Zgjedhje ekstreme/ OBSH: Çdo 40 sekonda ndodh nga një vetëvrasje

Zgjedhje ekstreme/ OBSH: Çdo 40 sekonda ndodh nga një vetëvrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com