• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditet në Belgjikë banda shqiptare, kapen 100 kg kokainë dhe 200 mijë euro. Në pranga 17 persona

by A R
04/06/2024 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy hetime të mëdha të zhvilluar Antwerp të Belgjikës ndaj një organizate kriminale shqiptare, policia vendosi në pranga 17 persona, ku 11 prej tyre u kapën në Belgjikë dhe 6 të tjerë jashtë saj.

Gjatë kërkimeve, policia gjithashtu gjeti drogë, mijëra euro, uniforma policie dhe lëndë narkotike.

Në Antëerp, Hoboken, Wilrijk, Schoten, Merksem dhe Sint-Niklaas, policia bastisi gjithsej 12 banesa në dy hetime të zhvilluara ndaj një organizate kriminale shqiptare.

Disa vende fqinje me Belgjikën u përfshinë gjithashtu në veprim, ndërsa 17 të dyshuar u arrestuan. Sipas mediave belge, banda ishte përfshirë kryesisht në trafikun e drogës, siç dëshmohet nga konfiskimet, ku u kapën rreth 100 kilogramë kokainë, 265 mijë euro.

Gjithashtu, policia gjeti armë, uniforma policie, jelekë antiplumb dhe lëndë narkotike.

“Kjo është shumë shqetësuese dhe tregon se është një bandë shumë e organizuar”, tha Prokurori i Përgjithshëm Franky De Keyzer.

Policia dhe prokuroria i kanë nisur hetimet në fund të shtatorit të vitit të kaluar teksa fillimisht në Eilandje dhe në Antëerp, punonjësit e qytetit gjetën në koshat e mbeturinave paketime bosh në të cilat paketohej kokaina.

Sipas mediave belge, nga hetimi rezultoi se kishin të bënin me një bandë shqiptare, e specializuar në prerjen e sasive të mëdha të drogës, të cilët transportonin drogë në vende të ndryshme të Evropës duke e fshehur në automjete të ndryshme.

“Transporti ishte pikasur në Holandë dhe Zvicër ndërsa u zhvilluan 8 kërkime u kryen në një hetim që çoi në arrestimin e 8 personave dhe 4 të tjerë që u arrestuan në Gjermani, Austri dhe Holandë”, shkruajnë mediat belge.

Gjatë operacionit policor policia gjeti edhe një celular në fund të vitit 2023, ku u zbuluan foto që tregonin përfshirjen e bandës në trafikun e kokainës. ine.

Banda është e lidhur me një grabitje të një grupi të armatosur në afërsi Bruksel lidhur me çështjet e drogës. Ajo nuk është e panjohur as për drejtësinë shqiptare.

Sipas mediave belge, të dy hetimet kanë të bëjnë me të njëjtën bandë që kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe vijnë nga Vlora.

“Banda është e përfshirë në gjithçka që ka të bëjë me kokainën” thotë De Keyzer.

Kjo ka të bëjë me importin e kokainës, larjen dhe prerjen e drogës dhe tregtinë e armëve. Por bandat nuk përjashtojnë as dhunën.

“Ato kryejnë edhe likuidime me teknika specifike policore. Ata njerëz janë të rrezikshëm, siç tregoi edhe operacioni i fundit”, shprehet prokurori belg.

Prokurori publik e quan produktiv realizimin e operacionit nisur nga “bashkëpunimi intensiv me Europol dhe me forcat e tjera të policisë në Gjermani, Francë, Hollandë dhe Itali. Ne duhet të shqetësohemi thellësisht për klanet shqiptare që po shfaqen jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Jugore dhe Qendrore”.

/a.r

Next Post
“Do i kisha thyer në mes”, Egla Ceno: Unë jam Rama, Basha si Rikja, Berisha si Ilnisa, Meta si Gazi…

"Do i kisha thyer në mes", Egla Ceno: Unë jam Rama, Basha si Rikja, Berisha si Ilnisa, Meta si Gazi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

December 22, 2025
Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

December 22, 2025
Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

December 22, 2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

December 22, 2025
“Sulmonin Berishën krah “Merimangës së Zezë!”/ Adriana Kalaja: Brenda PD kemi shumë tradhtarë, që u bënë deputetë

“Të qendrojmë në shesh deri sa të largohet Rama”, Kalaja: Drejtuesja e organizatës është e shoqja…

December 22, 2025
Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In