Rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri është goditur me grusht nga një person i cili e kërcënonte prej kohësh, e madje sipas tij më herët i ka djegur edhe makinën.
E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa rektori i “Ismail Qemalit” ndodhej në hollin e teatrit “Petro Marko” në qytetin bregdetar në pritje të presidenti Bujar Nishani për një aktivitet që do mbahej aty.
Qarri ka shpjeguar të gjithë ngjarjen dhe motivet e konfliktit dhe akuzon si autor të këtij sulmi Kujtim Cakrani.
Sipas rektorit, personi në fjalë është avokat dhe prej tre vjetësh ka qenë nën sulmin e tij të kërcënimeve. Ai tha se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të bashkëshortes së avokatit Cakrani, e cila sipas rektorit punon në universitetit “Ismail Qemali”.









