• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

by E S
10/06/2025 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në Telegram duke folur për një “sulm masiv ndaj kryeqytetit” që po vazhdon dheu bëri thirrje banorëve të Kievit të qëndrojnë në strehimoret e tyre.

Të paktën një person u raportua i vdekur dhe katër të tjerë u plagosën në Odessa. Shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, bëri thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë pas sulmeve.

Në qendër të kryeqytetit ukrainas, një gazetar i AFP dëgjoi të paktën një duzinë shpërthimesh, si dhe tingujt e zjarrit kundërajror dhe zhurmën e dronëve. Kryetari i bashkisë së Kievit, Klitschko, shtoi në një postim të mëvonshëm në Telegram se “një grup i ri UAV-ësh (dronësh) po fluturon drejt kryeqytetit”.

Sipas raportimeve, të paktën shtatë lagje në Kiev u prekën nga sulmet. Katër persona u plagosën në sulme, ndërsa shtëpive dhe makinave iu vu flaka.

Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, i vdekuri në Odessa ishte një 59-vjeçar i cili u vra në sulme ndaj ndërtesave të banimit. Sipas Kiper, sulmet ruse në qendër të qytetit jugor ukrainas, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore, goditën gjithashtu një repart materniteti dhe një qendër mjekësore emergjente.

Pas sulmeve të reja, këshilltari presidencial ukrainas Yermak akuzoi Rusinë se gënjen dhe i bëri thirrje Perëndimit të ndërmarrë veprime. “Rusia gënjen çdo ditë për dëshirën e saj për paqe dhe sulmon njerëz çdo ditë”, deklaroi ai në Telegram. “Është koha për të vendosur sanksione. Është koha për të mbështetur Ukrainën me armë.”

Yermak tha më tej se ishte koha “që të gjithë më në fund të pranojnë faktin se Rusia kupton vetëm goditjet dhe jo fjalët e arsyeshme”, tha Yermak të martën, duke iu referuar administratës amerikane të Presidentit Donald Trump.

Next Post
Aksident i rëndë në Maliq, një person transportohet në spital në gjendje kritike për jetën

U hodh nga lartësia e apartamentit ku banonte, humb jetën 69-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

October 31, 2026
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

October 31, 2026
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In