• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditet grupi i trafikantëve në Angli/ Punësonin shqiptarët në ‘shtëpi bari’, një i katërt në pranga

by
26/05/2022 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person i katërt është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit kundër një grupi kriminal të dyshuar për përdorimin e emigrantëve shqiptarë për të kultivuar kanabis.

Besohet se grupi kriminal ka lidhje me një rrjet në Ballkanin Perëndimor që lehtëson hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të hetimit u zbuluan më parë tre ferma kanabisi me emigrantë shqiptarë që punonin atje. Ata ishin në Blackpool, Lancashire; Leigh, Greater Manchester dhe Prestatyn. Trevor Williams, 61 vjeç, u arrestua dje nën dyshimin se kultivonte kanabidi dhe për pastrim parash.

Ai vjen pas një serie arrestimesh të hënën në Uellsin e Veriut dhe Cheshire, ku u arrestuan tre burra të tjerë. Një burrë rreth të 50-tave u lirua me kusht, ndërsa një burrë rreth të 60-tave u vu nën hetim. Një 28-vjeçar shqiptar është dorëzuar pranë autoriteteve të emigracionit.

Oficerët ende po bëjnë apel për informacion për të gjurmuar shtetasin shqiptar Jeton Memia, 29 vjeç. Një burrë, rreth të pesëdhjetave, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Prestatyn, Uellsi i Veriut, të hënën.Një burrë i dytë, rreth të 60-tave, u arrestua në një adresë tjetër në Prestatyn.

Një i tretë, një shtetas shqiptar 28 vjeç, u arrestua nga Policia e Cheshire. Treshja u arrestua me dyshimin për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit dhe pastrim parash.

/e.d

Next Post
FOTO/ Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për triumfin e Romës në Conference League në “Air Albania”

FOTO/ Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për triumfin e Romës në Conference League në “Air Albania”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com